Nënshkruhet marrëveshje midis Kosovës dhe FRONTEX-it

0

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni dhe drejtori ekzekutiv i FRONTEX-it, Fabrice Leggeri, kanë nënshkruar sot në Varshavë Marrëveshjen për Bashkëpunim Operacional në aktivitetet e menaxhimit të kufijve.

Kjo është marrëveshja e parë që nënshkruhet midis Republikës së Kosovës dhe një agjencie të Bashkimit Evropian.

Me këtë marrëveshje, Kosovës dhe FRONTEX-it, iu mundësohet bashkëpunim i ngushtë operacional në fushat që lidhen me menaxhimin e kufijve siç janë: – luftimi i migrimit të paligjshëm dhe krimit tej kufitar, përmes kontrollit të kufijve; këmbimi i përvojave më të mira në fushën e menaxhimit të kufirit; këmbimi i informatave që do të ndihmojnë Kosovën dhe vendet anëtare të BE-së të përmirësojnë menaxhimin e kufirit;- zhvillimi i strategjive parandaluese dhe metodave menaxhuese për definimin e prioriteteve sigurisë së kufirit; pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në analizat e përbashkëta të riskut; hartimi dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta, të financuar nga BE-ja, për avancimin e menaxhimit të kufijve, etj.

Marrëveshja e nënshkruar sot është e një rëndësie të veçantë në rrafshin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në këta mekanizma.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com