Në Suharekë arrestohen hajnat e kapakëve të pusetave

0

Dy persona të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Ata dyshohen për vjedhje të kapakëve të pusetave. Ata janë zënë në flagrancë në fshatin Bllacë të Suharekës.
“Policia ka kapur në flagrancë dy të dyshuar të moshës së mitur, duke tentuar të vjedhin dy kapakë të pusetave”, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë intervistimit, dy të dyshuarit kanë deklaruar se një i dyshuar i kishte shtyrë të kryejnë vjedhjen me qëllim që gjërat e vjedhura tij blejë për vete.

“Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale disa lidhëse të mbrojtëseve të autostradës, disa metra kabllo elektrike dhe dy fleks aparate”, thuhet në kumtesë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e mitur janë liruar në procedurë të rregullt”. /PrizrenPress/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com