Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Namazi i xhenazes
    Edukim

    Namazi i xhenazes

    Dija OnlineBy Dija Online03-11-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Namazi i xhenazes është “farz kifaje” (obligim kolektiv), që do të thotë se, në qoftë se e falin një grup muslimanësh, të tjerët lirohen prej këtij obligimi.
    Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e kanë ftuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem për t`ia falur namazin e xhenazes një mashkulli, i cili i kishte pasur borxh një muslimani. Në këtë rast, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i pyeti të pranishmit se a e ka lënë i vdekuri dikë që ia paguan borxhin. Nëse ka lënë dikë, ia ka falur namazin, e nëse nuk ka lënë askë për t`ia paguar borxhin, u është drejtuar muslimanëve duke u thënë: “Faljani namazin të vdekurit tuaj.” (Buhariu)

    Vlera e namazit të xhenazes

    Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush qëndron derisa të falet namazi i xhenazes, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që qëndron derisa varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit e pyetën se ç`janë dy kirate. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u përgjigj:“Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha të Uhudit.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Falja e namazit të xhenazes

    Së pari duhet vendosur xhenazja në drejtim të kibles, kurse imami dhe të pranishmit qëndrojnë pas xhenazes duke u rreshtuar në tre safa (rreshta) apo më shumë. Transmetohet nga Merthed ibn Abdullah El-Jezenijj se ka thënë: “Kur Malik ibn Hubejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, e falte namazin e xhenazes, njerëzit i radhiste në tre safa e pastaj u thoshte se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kujt i falet namazi i xhenazes prej tre safave, atij i është premtuar xheneti.” (Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)

    Pastaj bën nijet (me zemër) për të falur namazin e xhenazes. Merr tekbirin fillestar duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësinë e supeve.
    Pas tekbirit të parë, lexo suren El-Fatiha:

    El-hamdu lil-lahi rabbil alemin
    Er-Rahmanir-Rahim
    Maliki jeumid-din
    Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
    Ihdinas-siratal-mustekim
    Siratal-ledhine en’amte alejhim
    Gajril-magdubi alejhim ue led-dal-lin (Amin)
    Merret tekbiri i dytë duke thënë Allahu Ekber (nëse dëshiron i ngre duart në lartësinë e supeve) dhe thua: “All-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.”

    Merr tekbirin e tretë, njësoj si të dytin, duke thënë Allahu Ekber dhe thua njërën prej këtyre duave: “All-llahumme-gfir li hajjina ve mejjitina ve shahidina ve gaibina ve sagirina ve kebirina ve dhekerina ve unthana. All-llahumme men ahjejtehu minna fe ahjihi alel Islam ve men teveffejtehu minna fe tevefihi alel iman. All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tudil-lena ba`dehu.”
    (O Zot, fali të gjallët (nga ne) dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot, atij ndër ne që i dhurove jetë, udhëzoje (bëje) të jetojë në Islam, kurse atij që ia merr jetën, merrja duke qenë me iman. O Zot, mos na ndalo prej shpërblimit të tij dhe mos na bëj të humbur pas tij.) (Ibn Maxhe dhe Ahmedi)

    Ose këtë dua: “All-llahumme-gfir lehu ver-hamhu ve afini va`fu anhu, ve Ekrim nuzulehu, ve vessi` mudhalehu, vagsilhu bil mai veth-thelxhi vel beredi, ve nekkini minel hataja kema nekkajte eth-thevbel ebjeda mined-denesi, ve ebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi ve zevxhen hajren min zevxhihi, ve ed-hilhul xhennete ve e`idhhu min adhabil kabr ve adhabin-nar.”
    (O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe ki ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (bashkëshorten) me një më të mirë, fute në xhenet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit.) (Muslimi)
    Pastaj merr tekbirin e katërt dhe të fundit, njësoj si tekbiret e mëparshme, duke thënë Allahu Ekber dhe bëj lutje për vete dhe për të gjithë muslimanët. Preferohet që të bëhet kjo lutje: “All-llahumme Rabbena atina fid-dunja haseneten ue fil-ahireti hasaneten ue kina adhaben-nar.”
    (O Zoti ynë, na jep neve të mira në këtë botë dhe botën e ardhshme (Ahiretin) dhe na mbro prej zjarrit të xhehenemit.)

    Pastaj jep selam në anën e djathtë duke thënë: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah” dhe kështu përfundon namazin.

    Vërejtje: Duhet pasur kujdes që gjatë faljes së namazit të xhenazes të themi suren El-Fatiha sepse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka namaz kush nuk e këndon suren El-Fatiha.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleKartelat bankare – paraja elektronike
    Next Article Ndryshim i madh ndërmjet Islamit dhe zbatimit aktual të tij nga muslimanët
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.