E plotësuar. Personi me inicialet N.N, është personi i cili dyshohet se ka vrarë sot viktimat Sh.Th. dhe F.M. Ky konfirmim vjen nga Policia e Kosovës, e cila në bazë të hetimeve ka nxjerrë këtë konstatim, mirëpo ende nuk ka arritur ta arrestojë personin në fjalë.
Të dy viktimat ishin dalë sot për të prerë dru, por më nuk ishin kthyer. Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka dalë në terren dhe rreth orës 16:15. Patrulla policore ka njoftuar se në lokacionin e quajtur të Peklenë, në terrenet malore të Pejës, në afërsi të vendit “Maja e zezë”, janë gjetur Sh.Th. dhe F.M.
Sipas njoftimit, trupat e pa jetë janë tërhequr nga njësiti i mjekësisë ligjore dhe do të dërgohen për obduksion. /Telegrafi/
Dy trupa të pajetë, gjenden në Pejë
Dy trupa të pajetë, janë gjetur në vendin e quajtur Peklenë, në terrenet malore të Pejës, raporton TV Dukagjini. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur.
Njësitet e shumta te Policisë së Pejës, bashkë me prokurorin e Shtetit tashmë janë në vendngjarje. Nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje, të rëndë për të cilën policia po punon në disa pista hetimi.
Peklena është lokacion në afërsi të vendit “Maja e zezë” në Pejë. /TV Dukagjini/