Mustafa: Janë dy rrugë për zgjidhjen e krizës, e PDK nuk bën pjesë te asnjëra

0

Në një postim në Facebook, kryetari LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar për koalicionin paszgjedhor dhe unitetin tij për të vazhduar me përpjekjet për themeluar Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë nuk ka nevojë të mbetet peng e këmbënguljes së PDK-së me partnerët e koalicionit, që përbëjnë 30 për qind të votave të elektoratit për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin dhe për ta sunduar Kosovën”, ka shkruar ai. “Në një situatë të tillë janë dy rrugë për zgjidhje: të tërhiqet PDK-ja nga një e drejtë që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese për të cilën nuk po e merr votën në Kuvend, si kulturë demokratike, ose që Gjykata Kushtetuese të sqarojë sesi mund të zbatohet vendimi i saj në kushtet kur PDK nuk ka përkrahjen e shumicës në Kuvend”. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com