Mrkic: Vatikani nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës

0

Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mrkic tha se Beogradi së shpejti do të vizitojë një zyrtar të lartë të Selisë së Shenjtë , e cila sipas tij, do të jetë një mundësi tjetër për Serbinë, “për të tërhequr vëmendjen për pozicionin e saj parimor, në lidhje me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”.
Vatikani nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës, thotë shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mrkic.

Ai tha se Beogradi së shpejti do të vizitojë një zyrtar të lartë të Selisë së Shenjtë , e cila sipas tij, do të jetë një mundësi tjetër për Serbinë, “për të tërhequr vëmendjen për pozicionin e saj parimor, në lidhje me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Sipas tij, Prishtina nuk heq dorë nga lobimi për njohje të reja të pavarësisë, dhe në javët e muajt e fundit, “presionet” ishin drejtuar në mënyrë specifike në Vatikan.

“Megjithatë , diplomacia jonë është vazhdimisht e angazhuar për të parandaluar njohje të reja të mundshme dhe ky aktivitet do të mbetet një prioritet i politikës sonë të jashtme”, citohet të ketë thënë Mrkic, raporton Novosti.

Ministri Mrkic thotë se fuqitë e mëdha dhe me ndikim, të tilla si Kina, Rusia, India, Brazili, Afrika e Jugut, Indonezia, Irani dhe Argjentina, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe sipas tij, as nuk e kanë ndërmend ta bëjnë këtë. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com