Mitrovicë: Prapë falet gjaku vetëm për hir të Allahut

0

Familja e viktimës së aksidentit të ndodhur të martën (05.08.2014) në Milloshevë të Obiliqit, ku autobusi mbyti udhëtarin e vet, ia ka falë gjakun familjes Ramandani, e cila është familja e kondukterit të autobusit, raporton Veriu.info.
Kjo falje e gjakut është bërë me iniciativën e Mulla Asllanit dhe imamit Fatmir Latifi, që të dy nga Mitrovica, vend prej nga ishte edhe viktima.

Ceremonia e faljes është organizuar gjatë varrimit të të ndjerit, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Gjaku iu është falë familjes Ramadani, e cila është familja e konduktorit të autobusit, i cili mendohet të jetë shkaktari fillestar i aksidentit.

Dje, Veriu.info ka raportuar se deri të aksidenti tragjik ka ardhur, pasi që dera për zbritje iu është hapur udhëtarit nga konduktori dhe ndërkohë shpejtë e ka mbyllur shoferi, duke nisur autobusin.

Policia e Kosovës, dje kishte treguar për Veriu.info se viktimës dyshohet se ia ka zënë dera xhaketën, për ta tërhequr zvarrë më pastaj, ose pista tjetër ka të bëjë me atë se viktima ka zënë në derë, për t’u rrëzuar në tokë më pastaj./

Veriu.info/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com