Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Më së pari ziliqarin e vret zilia e tij
    Edukim

    Më së pari ziliqarin e vret zilia e tij

    Dija OnlineBy Dija Online16-11-201405 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tregohet se një njeri kishte traditë që ta vizitonte njërin nga mbretërit. Mbreti e ulte atë pranë tij, e nderonte shumë dhe i dëgjonte bisedat e tij me vëmendje. Një ditë prej ditëve, për këtë dhunti që Allahu ia kishte dhënë atij njeriu, njëri nga punëtorët e mbretit filloi ta ketë zili. Por ky punëtor nuk e la vetëm me zili, por edhe filloi se si t’ia punojë kurthin atij.

    Një ditë, ky punëtori i mbretit i tha mbretit: “Ky personi që ju po e nderoni, që po e ulni afër vetes si dhe po i dëgjoni shumë bisedat e tij, po pretendon se ju keni erë të keqe në gojën tuaj. Po bën shpifje për ju dhe po tregon për erën, duke thëne se ajo erë shumë e neverit dhe i pengon ata që flasin me ju.

    Mbreti e pyeti punëtorin e tij se çfarë argumenti kishte për atë që thoshte. Ndërsa përgjigjja e punëtorit ishte se nëse nuk më beson, atëherë ju e ftoni atë. Në momentin kur ai do të vijë tek ju, mos harroni e shikoni mirë, sepse ai kur të afrohet afër jush do të vendosë dorën mbi hundën e tij, në mënyrë që mos ta ndiejë erën e shëmtuar që ai pretendon se del nga goja e juaj. Mbreti e dëgjoi punëtorin e tij. I dha leje të shkojë, por i tha se do ta vërtetojë saktësinë e këtij lajmi që i tregoi.

    Doli punëtori apo ziliqari nga mbreti dhe përgatiti një gjellë shumë të shijshme. Asaj gjelle i hodhi hudhër e pastaj e ftoi atë personin që më parë e kishte akuzuar tek mbreti. Para se njeriu të hynte tek mbreti, punëtori i mbretit i ofroi gjellën e shijshme. Pasi njeriu u ngop mirë, hyri te mbreti dhe vendosi dorën e tij mbi gojë, në mënyrë që mos ta bezdisë mbretin nga era e keqe e hudhrave. Mbreti kur e pa se ai me të vërtetë vendosi dorën e tij mbi gojë, tha: ”Ky njëri me të vërtetë shpif për mua, thotë se unë kam erë të keqe dhe se ai njeri që flet me mua nuk mund ta durojë erën e gojës sime”.
    Pastaj, mbreti me dorën e tij mori lapsin dhe një fletë dhe filloi të shkruajë një letër. Mbreti e kishte zakon që shumë rrallë të shkruante letër me dorën e tij. Por të gjithë e dinin se kur mbreti shkruante letër me dorën e tij, kjo ishte një përgëzim për të tjerët, se ai ka ndërmend që atij personi t’i japë një dhuratë shumë të çmuar.

    Por, në këtë rast mbreti në letër i shkroi këto fjalë drejtuar nëpunësit të tij: “Atë njeri që të vjen ty me këtë letër menjëherë preje me shpatë dhe kokën e tij ma dërgo mua.” Po sa doli nëpunësi nga mbreti, në daljen e pallatit mbretëror takoi atë ziliqarin që ia kishte përgatitur këtë kurth. Ziliqari e pyeti personin që doli nga mbreti se çfarë kishte në dorë. Ai i tha se kam një letër që mbreti ma shkroi vetë me dorën e tij . Ziliqari ia kërkoi atij letrën. Nëpunësi nuk deshi t’ia jepte letrën, por ziliqari insistonte me ngulm që ta merrte atë letër. Nëpunësi dikur u pajtua që t’ia japë letrën. I tha mirë pra, qoftë kjo letër për ty or burrë dhe ia dha. Ziliqari arriti tek ai person që mbreti e kishte drejtuar me urdhër. Ai e hapi letrën dhe e lexoi. Pasi lexoi letrën, i tregoi se mbreti ka dhënë urdhër që ai personi që vjen me këtë letër tek unë, me shpatë t’ia pres kokën e tij dhe pastaj atë kokë t’ia dërgoj atij. Kur ziliqari e dëgjoi këtë, filloi të qante dhe i lutej atij që mos t’ia pres kokën. I tregoi se këtë letër mbreti ia kishte dhënë një personi tjetër, por unë ia mora nga dora atij personi kur ai kishte dalë nga mbreti. Fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet e tij ishin të kota, ngase ai kishte vendosur që ta kryente urdhrin e mbretit. E mori dhe preu kokën e tij. Pastaj ia dërgoi mbretit. Pasi mbreti e mori kokën e prerë të ziliqarit, u befasua dhe u mahnit kur ai vërejti se personi që kishte urdhëruar që t’i prihet koka me shpatë ishte ende gjallë. Ai pyeti se si është e mundur të ndodhë kjo? Njeriu për të cilin mbreti kishte urdhëruar që t’ia presin kokën u përgjigj: “Unë sapo dola nga ju, ai personi i prerë m’a kërkoi atë letër që ju më dërguat me të. Unë pastaj ia dhashë atij letrën sepse ai m’a kërkonte me ngulim dhe me të shkoi shumë i gëzuar.”

    Mbreti e shikoi atë dhe e pyeti: “Pse t’i e vendose dorën mbi gojë, kur ishe pranë meje duke biseduar me mua.” Ai i tregoi mbretit se personi i prerë i kishte përgatitur një ushqim me hudhër. Për këtë, unë nuk kisha dëshirë që t’ju bezdisja me atë erë të keqe.

    Mbreti e kuptoi kurthin e ziliqarit dhe tha: “Shko, je i lirë sepse ai që ka bërë kurthin, vetë ka rënë në të.” Dhe në fund mbreti e përsëriste këtë fjali: “Lavdi i qoftë zilisë, sa e drejtë është. Filloi nga kultivuesi i saj dhe po atë vrau.”

    Përktheu: Hevzi Kadriu

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleA abuzojnë muslimanët kur jomuslimanët i quajnë qafirë jobesimtarë?
    Next Article A lejohet t’ia tregoj fotot pa mbulesë një mashkulli me të cilin më lejohet martesa?
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.