Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Lufta kundër ‘mafisë italiane’ në EULEX
    Lajme

    Lufta kundër ‘mafisë italiane’ në EULEX

    Dija OnlineBy Dija Online30-10-201407 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Francesco Fiori, i dyshuar për korrupsion. Mauricio Salustro, gjithashtu i dyshuar për korrupsion. Silvio Bonfigli, udhëheqës i Departamentit për Drejtësi, engjëlli i tyre mbrojtës. Në anën tjetër Maria Bamieh, u suspendua nga puna si prokurore me akuza banale. Njëra prej tyre për parkim jo të duhur të veturës. Mirëpo a beson Bamieh se ekziston një ‘qark italian’. Për këto dhe shumë çështje tjera, Prokuroria e suspenduar flet në një intervistë ekskluzive në Express.
    Dëshira e zjarrtë për t’u realizuar paragjykimet tona 15 vjeçare se “edhe të huajt janë po aq të korruptuar sa edhe këta tanët” bëri që të gjithë ne t’i duartrokasim në mënyrë frenetike pohimeve të ish prokurores së Eulex’it, Maria Bamieh, se brenda misionit ku kishte punuar ka dyshime për korrupsion masiv.

    Ky është rasti i vetëm në këto 15 vite, që prej kohës së UNMIK’ut, e tash së fundmi Eulex’it, që një zyrtar kaq i lartë, flet hapur për korrupsionin e ish-kolegëve të saj. Express, dje, së bashku me gazetën prestigjioze britanike The Guardian, e ka realizuar një intervistë 3 orëshe me znj. Bamieh, në qendrën tregtare Mini Max, në Dragodan. Bamieh ishte suspenduar javën e kaluar nga Eulex’i nën dyshimin sa informacione të brendshme i kishte dhënë Gazetës Koha Ditore.

    Ajo kategorikisht e mohon një akuzë të tillë. Madje, ajo e ka edhe një shpjegim për një gjë të tillë. Bamieh dyshon se informatat kanë rrjedhur prej stafit lokalë, që ishin përjashtuar së fundmi nga puna. Eulex ka dëbuar 250 punëtorë lokalë, në mesin e të cilëve edhe të tillë që kishin pasur qasje në dokumente sensitive. Madje, edhe të tillë, që kishin qenë pjesë e një Task Force të brendshme për hetimin e dyshimeve për korrupsion. Mirëpo përpara se Bamieh të suspendohej nga puna, ajo ishte përballur me dy vërejtje absurde.

    E para vërejtje ishte se e kishte parkuar veturën në një vend jo të duhur; dhe e dyta se e kishte lejuar në zyre të saja, në objektin e Eulex’it vajzën e saj. Por kjo duhet të ketë qenë vetëm një përgatitje e terrenit, në mënyrë që ajo të suspendohej tërësisht, herën e tretë.

    “Unë u suspendova nën dyshimin se i kam dhënë mediave informata, që edhe ashtu kanë qenë publike (dosja e Ilir Tolajt) kurse Jaroslava Novotna është edhe më tutje në punë, ndonëse, në përgjimet në rastin Tolaj, ka dyshime të forta se nga zyra e saj, në adresë të personave të dyshimtë kishin rrjedhur informata tepër të ndjeshme”.

    Por ‘rasti Tolaj’ është vetëm maja e ajsbergut e dyshimeve të saja për kolegët e saj.

    Ajo ‘lopa’

    Dyshimet e saja, për gjyqtarin Francisco Fiore, kishin nisur që më rastin e hedhjes së bombës në rrugën Bill Clinton, në rastin Sekiraqa, ku Bamieh kishte qenë prokurore. Ky rast kishte ndodhur në vitin 2009. Çuditërisht, sipas saj, Fiore, i kishte dënuar Besnik Hasanin dhe Shpend Qerimin, për vepra për të cilat nuk ish të akuzuar. Ndërsa e kishte liruar Nusret Cenen. Lidhur me ketë rast tash është hapur edhe një pistë e hetimeve për korrupsion për gjyqtarin Fiore. Ai dyshohet se ne një pazar të vetëm, ku përfshihet edhe avokati Mahmut Halimi, kishte marrë 300 mijë euro.

    “Pastaj, unë e fillova rastin e hetimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 2011. Në janar 2012 e arrestova sekretarin Permanent të kësaj ministrie, sepse kisha arsye të mjaftueshme të besoja që ai po keq menaxhonte miliona që kishin të bënin me ilaçe dhe po e terrorizonte një kompani farmaceutike që kishte guxuar ta sfidonte atë”, tregon Bamieh.

    Ky rast po procedohej, pa pasur asgjë të bëjë me Francesko Fiore, derisa nuk u zbulua se Ilir Tolaj po mbante një telefon mobil në dhomën e burgut.

    “Dhash urdhër që të përgjohej ai telefon. Unë u asistova gjatë gjithë kohës nga njësiti, jashtëzakonshmit i shkathtë, i Shërbimit Policor, të cilët po më sillnin çdo ditë të dhëna për përgjimet”.

    Bamieh i cilëson bisedat jashtëzakonisht interesante në mes të ndërmjetësuesit Imer Ajeti dhe Ilir Tolaj; Imer Ajeti dhe gruas së Ilir Tolajt (Jasmina) dhe Imer Ajetit dhe një personi të quajtur Ejup Kamberi.

    “Fillimi i përgjimeve tregonte se ata ishin bukur nervoz. Insistonin me njëri tjetrin se ata nuk kishin bërë asgjë ilegale dhe gjëra të tilla. Me kalimin e kohës ata filluan të fitonin vetëbesim. U bë e qartë se gjykatësi i im prej rastit të Clinton’it, Francesko Fiori po takonte këta ndërmjetësues…”.

    Bamieh thotë se i posedon gjithsejtë rreth 2000 përgjime, por në aktakuzë i ka përzgjedhur vetëm disa që ishin më domethënëse.

    Në një prej përgjimeve kyçe, ata ndërmjetësuesit dëgjohen duke e përsëritur çfarë Francesko Fiore u kishte thënë atyre. “U kishte thënë se i vinte keq për pozitën e Tolajt, sepse ai ishte i bindur që Tolaj ishte ‘njeri i mirë’ dhe se ai donte të bënte çdo gjë që ishte e mundur që t’i ndihmonte atij, por se nuk do të mund të përfshihej në këtë fazë, sepse ishte fazë e hetimeve”.

    Fiore u kishte premtuar ndërmjetësuesve se pasi që të ngritej aktakuza, rasti do të kalojë tek gjyqtarët, të cilët do të bëjnë çdo gjë që Tolaj të lirohet. Gjatë bisedave prokurores Bamieh, palët vazhdimisht i referohen si ‘lopa’. Kurse Fiores si italiani; ndërsa Kryeprokurores së Eulex’it, Jaroslava Novotna, si çekja, për shkak se ishte nga Republika Çeke.

    Takimi në Vila Gërmia….

    Mandej, është edhe një përgjim që flet për një takim në mes të njërit prej ndërmjetësuesve, Francesko Fiorit dhe Jaroslava Novotna, së bashku. Aty kanë diskutuar që rasti të merrej prej Bamieh’it dhe t’i kalonte ndonjërit prej prokurorëve italian, i cili do ndalte rastin menjëherë dhe do t’i lironte të arrestuarit. Kjo bëhet edhe më indikative më vonë.

    “Unë po i dëgjoja këto përgjime dhe po mendoja që jam midis rrëfimeve të John Grisham (autor i shkrimeve me motive kriminalistike, v.j). Dhe po brengosësha shumë. Gjithashtu të brengosur ishin edhe policët lokalë, që u tmerruan prej këtyre përgjimeve”, thotë Bamieh, duke shtuar.

    “Më lejoni ta rikujtoj një përgjim të kryer në një të dielë. E mbaj mend qartë, sepse ishte ditë pushime. Ishte një takim i zhvilluar në Vila Germia, me Jaroslava Novotnan. Ajo ishte treguar shumë komode, duke biseduar me ndërmjetësuesit, se si ajo do t’u ndihmonte atyre. Ajo u thotë atyre se menjëherë do ta thërras ‘atë lopë, po mendonte në mua'”.

    Takimi nuk ishte përgjuar, por ajo çfarë ndodhi ishte e saktë. Sepse Bamieh, po atë të diele kishte marrë një telefonatë nga Novotna. “Shtrohet pyetja, çfarë kërkojnë një gjyqtar dhe një prokuror në këto takime”. “Ata përpiqen të më paraqesin si të çmendur, si paranoike”.

    “Marrë parasysh gjithë këtë situatë, Eulex’i do të duhej t’i konfiskonte telefonat e Fiores dhe Novotnos, duhej t’i konfiskonte kompjuterat e tyre, ditarët e tyre. Dhe të hetoheshin deri në fund, për të shikuar nëse ata janë fajtor. Por çfarë bën ata: me dënuan mua!”.

    Bamieh e ka iniciuar rastin e dyshimeve dhe përgjimeve në Eulex. Lidhur me këto dyshime ishte ngritur edhe një Task Force. Por ajo deri më tash nuk ka prodhuar kurrfarë efekti.

    Në Eulex, sipas të gjitha gjasave vazhdimisht ka ekzistuar njëfar lidhshmërie dhe solidariteti italian. “Është qarku italian”, i kanë thënë gazetës burime të tjera. “Ata e mbrojnë njëri tjetrin në korrupsion. Siç ka ndodhur edhe me znj. Bamieh”. E pyetur për ketë, Bamieh thotë se ‘nuk ka asgjë kundër italianëve’, por gjithashtu tregon se një italian tjetër i rëndësishëm në Eulex, Silvio Bonfigli, drejtor i Departamentit për Drejtësi, është treguar tërësisht neglizhent për ketë çështje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleUniversitetet më të mira të Ballkanit, Shqipëria s’figuron as ndër të këqinjtë
    Next Article ​Hagel: Nga sulmet kundër ISIS’it mund të përfitojë Assad
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.