Dy lojtarët shqiptarë të klubit gjerman Greuther Furth, Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi, janë kapur në një foto duke e falur namazin.
Edhe pse të dy lojtarët luajnë për përfaqësuese të ndryshme, Azemi për Kosovën e Mavraj për Shqipërinë, të dy kanë të përbashkët besimin në fenë islame.
Këtë fotografi e ka publikuar vetë mbrojtësi i Furthit, Mërgim Mavraj, në profilin e tij në Facebook, duke thënë: “Qëllimi i jetës sonë është me qenë vetëm rob, jo i futbollit as i lekut, por vetëm i Allahut swt.”. /Telegrafi/