Libia voton në zgjedhjet parlamentare

0

Libianët votojnë sot me shpresën për t’i dhënë fund anarkisë që ka mbërthyer vendin që nga përmbysja e regjimit të Gaddafit më 2011.
Qytetarët votojnë për Parlamentin prej 200 vendesh.

Kombet e Bashkuara i kanë përshkruar zgjedhjet si “një hap i rëndësishëm në tranzicionin e Libisë drejt një qeverisjeje të qëndrueshme demokratike”.

Zgjedhjet janë thirrur një muaj më herët pas pretendimeve të qeverisë së një gjeneral i vetëshpallur po organizon grushtshtet.

Gjenerali Khalifa Hafter ka hedhur poshtë akuzat, por në praktikë ai ka nisur një ofensivë ushtarake kundër grupeve që kanë realizuar revolucionin libian, përkundër vendimit të qeverisë dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të vendit. /rel/

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com