Kujtohu para se të bësh mëkat !

0

1. Kujto se All-llahu të shikon dhe se Ai i di të gjitha fshehtësitë !

2. Kujto engjëjt që ke me vete, të cilët shkruajnë punët veprat dhe fjalët e tua !

3. Kujto Ditën kur secili njeri do ti ketë veprat e tij para vetes!

4. Kujto gjendjen e mëkatarëve kur shikojnë librat e tyre, ku u janë shënuar veprat e tyre dhe kur do të thonë :“mjerë për ne, sikur të ishim dhe”!

5. Kujto Ditën kur do të afrohet Dielli përmbi kokë në Mahsher në momentin e tubimit dhe të pritjes ! Kujto gjendjen e mëkatarëve kur do të zhyten në djersët sipas mëkatit të tyre !

6. Kujto Ditën kur do dalësh i trishtuar ,i zhveshur e i zbathur!

7. Kujto momentin kur Profeti a.s. pret umetin e tij tek Haudi dhe kur disa prej tyre nuk u lejohet të pijnë ujë nga ky burim, siç ka ardhur në hadith që trans. Ebu Hurejra ku pejgamberi a.s. thotë: “Në ditën e Kiametit disa nga umeti im do të më afrohen mirëpo do të jenë të penguar nga burimi. Unë do të them : ” O Zot shokët e mi, Ai do të thotë: “ti nuk e di se çfarë kanë bërë ata pas teje”. ata zbrapsen!”

1. Kujto momentin e vdekjes dhe daljen e shpirtit !

2. Kujto varrin dhe dënimin në të, errësirën, ngushtimin e tij, kujto se ai mund të jetë një shtrat prej shtretërve të Xhehennemit nëse ke qenë prej mëkatarve dhe një kopsht prej kopshteve të Xhennetit nëse ke qenë prej të mirëve!

3. Kujto qëndrimin para All-llahut s.u.t dhe momentin kur do të pyetesh për mëkatet e tua, e kundër teje do të dëshmojnë lëkura jote ,gjymtyrët e tua, syri yt ,etj!

4. Kujto se kënaqësia që sjell mëkati është e vogël dhe kalimtare ,e dënimi për të është i madh dhe i vazhdueshëm!

5. Kujto momentet kur mëkatari zhytet në Xhehennem e pastaj pyetet se a ka përjetuar ndonjëherë kënaqësi, e ai përgjigjet se kurrë në jetën e tij s’është kënaqur!

6. Kujto se mëkatet janë errësirë mbi errësirë dhe se zemra sëmuret dhe vdes nga mëkatet, dhe kujto se pranimi i mëkatit eshtë nxirje e zemrës dhe refuzimi i mëkatit zbardhje e zemrës!

7. Kujto se mëkatet shkaktojnë mos suksesin, mos arritjen e diturisë, largimin e rriskut, ta ngushtojnë gjoksin, t’i vështirësojnë gjërat, ta dëmtojnë trupin shkaktojnë çoroditjen e mendjes, ikjen e turpit, xhelozisë dhe moralit nga zemra!

8. Kujto se mëkatet i largojnë dhuntitë dhe sjellin dënimet ,e largojnë begatinë e jetës dhe të sjellin para lloj lloj dënimësh në dynja dhe ahiret!

9. Kujto se mëkati të nxjerr nga kulmi i imanit, ihsanit dhe e pengon arritjen e shpërblimit d.m.th. mëkati e largon njerun nga Zoti i tij!

Inshallah jemi prej atyre që i kujtojmë këto këshilla dhe i refuzojmë mëkatet dhe ta fitojmë ëmbëlsinë e imanit dhe të na zbardhet fytyra në dunja, zemra në ahiret dhe shpresoj se do të krijojmë mburojë që na mbron nga sprovat në dunja dhe na garanton jetë të këndshme në ahiret! 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com