KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën

0

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm OKB-së, Ban Ki Mun, për zhvillimet në Kosovë. Kosova në këtë takim, për herë të parë, përfaqësohet nga Atifete Jahjaga. Ndërkohë, Serbinë e përfaqëson Tomisllav Nikolic.
Edhe në këtë raport, Sekretari i Përgjithshëm e vlerëson pjesëmarrjen aktive të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndonëse me një ritëm të ngadalësuar, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi dhe zgjedhjeve në Kosovë, që mbahen pas dhjetë ditësh.

Sekretari Ban përmend disa sfida rreth zbatimit të marrëveshjes, si themelimin e Asociacionit të komunave serbe dhe integrimin e gjykatave paralele në kornizën ligjore të Kosovës, për të nënvizuar ‘domosdoshmërinë e vazhdimit të progresit dhe një zbatim të plotë të marrëveshjes të 19 prillit 2013.’

Shefi i OKB-së më tej thotë se ‘forcimi i rendit dhe ligjit është një sfidë afatgjate dhe përmirësimi në këtë fushë mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për bashkësinë ndërkombëtare.

Raporti përfshin periudhën e zhvillimeve tremujore nga 21 janar deri më 15 prill ndërsa presidencën për këtë muaj në Këshillin e Sigurimit e ka Republika e Koresë. /rtk/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com