KS i OKB diskuton raportin mbi Kosovën

0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin më të ri, mbi zhvillimet tremujore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon, një takim në të cilin në emër të institucioneve të Kosovës do të marrë pjesë dhe do të flasë kryeministri, Hashim Thaçi.

Presidencën e Këshillit për këtë muaj e kryeson Lituania, ndërsa për herë të parë për raportin mbi Kosovën do të flasin anëtarët e rinj rotativë, që startuan në janar me një mandat dyvjeçar. Ato janë Lituania, Nigeria, Jordania, Çadi dhe Kili dhe katër prej tyre, përveç Kilit, janë në mesin e 106 vendeve e që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Vendet e tjera rotative në Këshillin 15 anëtarësh, përveç atyre të përhershme janë edhe Australia, Argjentina, Luksemburgu Republika e Koresë dhe Ruanda.

Në raportin e tij më të ri për Kosovën, Sekretari Ban i rekomandon bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojë të inkurajojë dhe të mbështesë aktivisht procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com