Kryetari i Sindikatës së KEK’ut: I kemi kushtet e rënda të punës, 30 persona kanë humbur jetën prej pasluftës

0

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të KEK’ut, Izet Mustafa ka thënë se edhe tragjedia e sotme është pasojë e kushteve të rënda të punës.
Ai ka thënë se deri më tash prej pasluftës kanë humbur jetën më shumë se 30 punëtorë.

“Kushtet e punës janë të rënda. Rreziku është permanent në objektet e KEK’ut. Ka qenë edhe më herët. Për fat të keq për shkak të kushteve kemi më tepër se 30 punëtorë që kanë humbur jetën. Kjo tregon shkallën e rrezikshmërisë”, ka thënë Izet Mustafa, Shef i Sindikatës së punëtorëve të KEK’ut.

Mustafa ka treguar se katër bombola të hidrogjenit kanë shpërthyer dhe gjysma e objektit është shkatërruar.

“Nga hidrogjeni s’ka rrezik më, mund të ketë ndoshta ndonjë rrjedhje të gypave që i furnizojnë gjeneratorët”, ka shtuar a per Klan Kosova. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com