Krijohet komiteti hetues i OKB për krimet e luftës në Gaza

0

OKB ka krijuar një komitet hetimor për të analizuar krimet e luftës në Gaza dhe rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut.
OKB këtë komitet të përbërë nga 3 persona e krijoi për të hetuar mbi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës në Gaza si nga pala izraelite ashtu edhe palestineze. Komiteti kryesohet nga Uilliam Shabes ekspert i çështjeve juridike ndërkombëtare, ndër dy anëtarët e tjerë janë Dodo Dine aktivist i të drejtave të njeriut nga Senegali dhe Amel Elmudin avokat anglez me origjinë libaneze. Në deklaratën e lëshuar prej OKB thuhet se ky komitet ka përgjegjësinë e analizimit të të gjitha rasteve të shkeljes së dispozitave ndërkombëtare në çështjet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës në Gaza dhe rezultati i hetimeve do të publikohen në mars të vitit 2015 me anë të një raporti në këshillin për të drejtat e njeriut pranë OKB. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com