Komuna e Lipjanit do të padisë prindërit që s`i dërgojnë fëmijën në shkollë

0

Komuna e Lipjanit ka vendosur që familjen e nxënësit N. B, të shkollës “Shtjefën Gjeçovi” të Janjevës ta padisë në gjykatë për pengim të shkollimit të tij.

Kjo pasi që vendimi i Komunës saj që mësuesja që pretendohet se ka ushtruar dhunë ndaj këtij nxënësi të transferohet në një paralele tjetër po kundërshtohet nga familja, shkruan Koha Ditore.

Rasim Hasani drejtor i DA-së së Lipjanit, ka thënë se familja Berisha nga Janjeva është e obliguar t’i zgjedh alternativat e komunës derisa është obliguese me ligj që fëmijët të ndjekin mësimin.

“Të gjitha mundësitë ia kemi dhënë kësaj familjeje derisa së fundmi ia kemi ndërruar edhe mësuesen asaj klase, mirëpo familja po këmbëngulë që mësuesja të largohet nga puna. Nuk mund të marrim asi vendimi, derisa gjykata të mos dalë me një vendim lidhur me rastin, sepse si komunë nuk kemi fakte se aty ka pasur dhunë ndaj nxënësit.

Familja ka inate personale me këtë mësuese, ndaj javën e ardhshme do t’i drejtohemi policisë dhe organeve të drejtësisë për ta paditur këtë familje, e cila nuk po e lejon fëmijën ta ndjekë mësimin përderisa ne ia kemi ofruar një varg mundësish”,ka thënë Hasani.

Dyshohet se më 6 maj të këtij viti mësuesja e tij H.D.H., ka përdorur dhunë fizike gjatë procesit mësimor..


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com