Kërkohet anulimi i vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

0

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) si dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) përmes një konference të përbashkët kanë shprehur shqetësimet e tyre për ngritje të çmimit të energjisë. Kreu i BSPK-së Haxhi Arifi thotë se vendimi për ngritje të energjisë duhet të anulohet.

“Kemi problemin e Keds-it, Keds-i ka bërë marrëveshje edhe kur e ka ble nuk figuron aty se nëse ndodhin avaritë ose nëse atyre iu mungojnë paratë kesh në kasafortat e tyre duhet populli ta paguajë përmes ngritjes së çmimeve. Sigurisht se ne bashkë kështu si jemi, do ta trajtojmë këtë problem dhe të shikojmë të kthehet aty ku ka qenë”, tha Arifi.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini ndërkaq potencoi se me ngritje të energjisë dëmtohet biznesi vendorë:

“Me rritjen e çmimeve atëherë bizneset, prodhuesit e Kosovës do të humbin fuqinë konkurruese, do të humbin mundësinë që të jenë më konkurrent në tregjet dhe në eksport dhe kjo nuk promovon vlera të partneritetiti mes KEDS dhe bizneseve tjera” , tha ai.

Ngritjet e tilla të çmimeve nuk janë në favor të proceseve pozitive në Kosovë, përkundrazi janë në dëm të mirëqenies së qytetarëve, theksoi nga ana tjetër, kryetari i Odës Safet Gërxhaliu. Ai e kritikon vendimin edhe për shkak të vakuumit institucional:

“Nuk i bën nder një ngritje e tillë as Kosovës as KEDSit të ndodhë në momentin kur vakuumi institucional është gjithnjë e më tepër i aktualizuar dhe të vijnë vendime të tilla që e dëmtojnë qytetarin, e dëmtojnë Kosovën dhe mund të përfitojë vetëm një institucion, një ndërmarrje ose një grup i interesit”, tha Gerxhaliu.

Kreu i BSPK-së Haxhi Arifi tha se do të mundohen që përmes formave të dialogut të zgjedhin këtë problem. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com