Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kërkesë për të forcuar kundërzbulimin
    Lajme

    Kërkesë për të forcuar kundërzbulimin

    Dija OnlineBy Dija Online14-07-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vazhdimi i spiunimit të SHBA ka sjellë shqetësim dhe zemërim në Gjermani. Nga pikëpamja e shërbimeve të fshehta gjermane skandali ka edhe diçka të mirë: ata mund të llogarisin më shumë para dhe personal.

    Qendra e BND në Berlin
    Në fokus të shërbimit të fshehtë amerikan CIA, sipas informacioneve të gazetës “Bild am Sonntag” janë katër ministri: ministria e Mbrojtjes, ministria e Ekonomisë, ministria e Punëve të Brendshme dhe ministria e Ndihmës për Zhvillimin. Kjo ministri e fundit është me interes, sepse përmes ministrisë së Ndihmës për Zhvillimin kryhen operacione të fshehta të Shërbimit Informativ Gjerman në botën e jashtme, shkruan “Bild am Sonntag”
    Shumë prej spiunëve, sipas kësaj gazete, bashkëpunojnë prej shumë vitesh për amerikanët. Por aktualisht, për shkak të zbulimeve, nuk kryhen takime midis tyre dhe CIA-s në Gjermani.
    “Një mbrojtje efektive kundër sulmeve të komunikimit tonë si dhe një kundërzbulim janë të domosdoshme për demokracinë tonë”, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere në një deklaratë shtypi për zbulimet më të fundit të rasteve të spiunazhit në Gjermani.
    Edhe Bernd Schmidbauer, që ka qenë koordinator për shërbimet e fshehta të qeverisë gjermane midis viteve 1991 dhe 1998, e përdor shpesh fjalën kundërzbulim. “Mbrojtje e kundërzbulim dhe sërish mbrojtje e kundërzbulim, vetëm atëherë jam i fortë”, tha Schmidbauer në bisedë me DW. Për këtë nevojiten para dhe personel të shkolluar mirë, thotë 75 vjeçari. “Vetëm atëherë nuk do të jetë e mundur që në oborrin tim të gjithë të bëjnë ç’të duan. Dhe këtu nuk ka mik dhe armik, këtu ka vetëm interesa kombëtare.”

    Afera e NSA përgatit truallin
    Koha për ta çuar përpara zgjerimin e kundërzbulimit duket e përshtatshme: politikanët gjermanë dhe opinioni i gjerë reagojnë të zemëruar dhe të revoltuar për informacionet që nuk marrin fund që prej zbulimeve të Edward Snowdenit në Gjermani, mbi aksionet e spiunazhit të shteteve aleate në Gjermani – veçanërisht të SHBA.
    Zëdhënësi i CDU-së në Komisionin Hetimor të Bundestagut, Roderich Kiesewetter kërkoi më shumë para për kundërzbulimin gjerman. Gjermania ka kursyer “në vend të gabuar”, i tha Kiesewetter gazetës “Rheinische Post”. Ai kërkoi një “rritje të konsiderueshme” të buxhetit të shërbimit të fshehtë gjerman për botën e jashtme, të Shërbimit Informativ Gjerman (BND), në mënyrë që ky shërbim të jetë në të ardhmen i gatshëm të “kryejë zbulim efektiv”. Sipas një informacioni të Südwestrundfunk, telefoni celular i Kiesewetterit me sa duket është spiunuar nga shërbimet e fshehta.

    Shërbimet e fshehta pajisen më mirë
    Shërbimi Informativ Gjerman ka kohë që planifikon të pajiset më mirë, veçanërisht në teknikën që i shërben mbikqyrjes së medieve sociale. Ky projekt është pjesë e “Inisiativës Strategjike Teknika”, për të cilën Bundestagu, sipas dëshirës së BND-së duhet të miratojë 300 milionë euro. Sipas informacioneve të DW, edhe Kundërzbulimi Ushtarak (MAD) po shqyrton mundësinë e një riorganizimi. MAD është shërbimi më i vogël në numër, me rreth 1000 punonjës. Edhe Zyra Federale për Mbrojtjen Kushtetuese (BfV) do të organizohet më mirë. Për shkak të aferës së përgjimit, Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese kishte kërkuar prej kohësh që ta zgjeronte vështrimin edhe tek shërbime informative mike. “Në dritën e asaj që ka ndodhur, neve na duhet ta zgjerojmë punën tonë”, i tha de Maiziere ZDF të enjten në mbrëmje. Përballë ngjarjeve më të fundit nuk duhet harruar, që “shtete të tjera kryejnë spiunazh në stil të gjerë në Gjermani”. Deri tani nga pala gjermane vëzhgohen para së gjithash aktivitete të shërbimeve të fshehta të vendeve si Rusia, Kina ose Koreja e Veriut./DW

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleShthuret filli i vrasjeve enigmatike
    Next Article Plagosen katër persona, teksa po ktheheshin nga ku kishin marrë nuse
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.