Jordania ekzekuton 11 të dënuar, 8 vjet pas pezullimit të dënimit me vdekje

0

Ministria e Brendshme e Jordanisë të dielën njoftoi zbatimin e vendimeve të ekzekutimit kundër 11 të dënuarve, të cilët ishin në pritje të dënimit me vdekje me akuzat për vrasje, 8 vjet pas pezullimit të vendimit për dënim me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dënimet me vdekje janë lëshuar nga Gjykata e Lartë Penale e vendit mbi akuzat për vrasje”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ziad Zubi në një deklaratë për shtyp.

“11 të dënuarit u ekzekutuan pasi që Gjykata e Kasacionit miratoi vendimet dhe pas përmbushjes të gjitha procedurave ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”, tha Zubi.

Zëdhënësi nuk dha shpjegime për përkatësinë nacionale të dënuarve, si dhe mënyrën më të cilën është kryer dënimi me vdekje.

Zubi gjithashtu dha disa detaje rreth afateve kohore të dënimeve dhe datat e vendimeve gjyqësore. Më herët gjatë këtij viti, disa ligjvënës jordanez bënë thirrje për zhbllokimin të pezullimit të dënimit me vdekje i cili ishte pezulluar nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë në 2006 në mënyrë që të frenohet rritja e normës së krimit të kohëve së fundit. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com