Jordani fton masat t’i bashkohen Marshit Global në Jeruzalem

0

Vëllëzëria Muslimane në Jordani ka konfirmuar se do të tubohen dhe të marrim pjesë, në mënyrë masive, në Marshin Global në Jerusalem, që do të mbahet të premten e ardhshme, kjo është më së paku që mund të bëjmë për të kontribuar për Xhaminë al- Aksa e cila po përdhoset nga Sionistët.

“Anëtarët e Vëllazërisë Muslimane do të marrim pjesë në Marshin Global në Jerusalem, për të cilin Komisioni Popullor Jordanez për Mbrojtjen e Jeruzalemit” e ka ftuar anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të Vëllazërisë, Saud Abu Mahfouz, tha PIC.

Ka një konsensus kombëtar se duhet përkrahur Xhamia el- Aksa dhe Jerusalemi i pushtuar, i cili është gjithnjë në shënjestër nga sulmet sistematike të regjimit Sionist, si edhe qytetari palestinez, toka palestineze, vendet e shenjta dhe identiteti, shtoi Ebu Mahfouz.

Marshi është i 14-ti me radhë, në një seri veprimesh solidariteti me synim rritjen e zërit të kambanave e alarmit për Jerusalemin e pushtuar dhe të ekspozuar me aksionet e heshturura të komploteve izraelite për Judaizimin sipas projektit të Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry.

Udhëheqësi i Marshit Global në Jerusalem, Abdullah Abidat tha në një konferencë për shtyp të mbajtur javën e kaluar në Jordan:

Marshimet do të fillojnë në Bregun Perëndimor dhe deri tek Jerusalemi i Palestinës së pushtuar në vitin 1948. Marshime të ngjashme do edhe të organizohen në shtete tjera, duke përfshirë Tunizinë, Algjerinë, Marokun, Turqinë, Indonezinë, si edhe në disa shtete të Evropës dhe të Amerikës Latine.

Tubime dhe protesta janë planifikuar dhe do mbahen kudo që ka ambasada të regjimit sionist. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com