Forcat okupatore izraelite njoftuan se po përgatiten për operacion të gjerë në Rripin e Gazës. Për këtë operacion, okupuesit janë duke mobilizuar forcat ajrore dhe detare në kufirin me enklavën e izoluar palestineze.
“Komanda e ushtrisë izraelite ka hartuar një plan që do të shkallëzohet gradualisht në përputhje me zhvillimet në terren,” tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit Avichay Adraee.
“Ushtria izraelite vazhdon mobilizimin e trupave tokësore përgjatë kufirit me Gazën në përgatitje për mundësinë e operacioneve më të thella,” tha ai.
Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e një ofensive ushtarake, të quajtur “Operacioni mbrojtës,” me qëllimin e deklaruar për shkatërrimin e Hamasit.
Adraee tha se në mesin e objektivave të shënuara ishin shtëpitë e anëtarëve të Hamasit. /mesazhi/
Previous ArticleIrak, ISIL merr nën kontroll depon e armëve kimike
Next Article Arriti në 44 numri i të vrarëve në Rripin e Gazës
Related Posts
Add A Comment