Islami: Franca kurrë nuk do të jetë mike e shqiptarëve e aq më pak e Kosovës!

0

Vazhdës së reagimeve ndaj ndalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, i është bashkuar edhe njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami.

Përmes këtij reagimi ai ka kërkuar ndërprerjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, njofton GazetaBlic.com

“Arrestimi i Ramushit vjen nga një shtet i cili historikisht ka qenë mik i Serbisë. Franca kurrë nuk do të jetë mik i shqiptarëve e aq më pak i Kosovës. Një shtet i cili na ka njohur ndërkombëtarisht , arreston ne emër të kryekriminelit të Ballkanit , Milloshevic, ai është i barabart me të. Kur ende nuk po shoh reagim të Kryetarit e Kryeministrit, pyes a kemi edhe a jemi shtet …Naleni more dialogun me Serbinë, a keni dinjitet a jo”

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com