Indi, përdhunohen deri në vdekje motrat adoleshente

0

Dy motra, 14 dhe 15 vjeçare, janë përdhunuar nga një grup burrash e më pas janë vrarë e janë varur në një pemë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katra në Uttar Pradesh në veri të Indisë. Tre burra janë arrestuar, mes të cilëve edhe dy policë.

Trupat e pajetë të vajzave të mitura janë gjetur të varura në një pemë mangoje nga banorët e fshatit. Pas kryerjes së autopsisë, ekspertët dolën në përfundimin se motrat ishin përdhunuar e më pas ishin mbytur.

Vajzat vinin nga një familje e komunitetit Dalit, të quajtur ndryshe si “të paprekshmit”.

India i ka bërë më të rrepta ligjet mbi dhunën seksuale ndaj grave, duke parashikuar dënimin me vdekje.

Sipas të dhënave, në Indi ndodh një përdhunim çdo 22 minuta. Por, aktivistët që mbrojnë të drejtat e njeriut thonë se kjo shifër është shumë larg realitetit, pasi shumë viktima nuk e denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com