Inaugurohet xhamia në Shkozet të Durrësit, investim i biznesmenëve çamë

0

Biznesmenë nga Çamëria investojnë për ngritjen e një xhamie me 4 minare në Shkozet të Durrësit.
Në prag të nisjes së muajit të Ramazanit u inaugurua xhamia e re, për të gjithë besimtarët myslimanë, e cila është ndër më të rrallat në vend. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe krerët e Komunitetit Mysliman në Kosovë e Maqedoni, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, deputetë të parlamentit të Kuvajtit, drejtues të pushtetit lokal, myfti e imamë të vendit si dhe qindra besimtarë e qytetarë të Durrësit.

“Falënderoj Allahun në radhë të parë, pastaj tre vëllezërit, Rifat, Hysen dhe Ahmet Bajrami për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë duke ndërtuar një xhami kaq madhështore dhe një qendrën sociale ‘Nënë Ilmija’, model dhe shembull pozitiv i një investimi krejtësisht shqiptar. Zoti i shtoftë xhami të tilla”, tha kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.

 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com