Dy të rinj shqiptarë janë rrahur mbrëmë brutalisht nga huliganë maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.
Ky incident ka ndodhur pikërisht në lokacionin ku disa javë më parë ndodhën protesta të dhunshme dhe tensione, pas vrasjes së një të riu maqedonas, ku i dyshuar është një bashkëmoshatar shqiptarë.
Dy të rinjtë janë ndaluar nga huliganë maqedonas dhe se ata kanë pësuar plagë të rënda dhe dhuna brutale e ushtruar nga huliganët maqedonas. Incidenti menjëherë është paraqitur në organet e rendit, ndërsa viktimat e sulmuara janë shtrirë menjëherë në Spitalin e Qytetit të Shkupit.
“Është e tmerrshme nuk mund të flas, djalin tim e kanë rrahur pa masë me çka ishte edhe i gjakosur pas goditjeve të shumta që ka marrë edhe me gurë, përpos bokseve, ai është rrahur së bashku me një shok të tijin. Një grup maqedonasish që i kanë rrahur kanë brohoritur vazhdimisht ‘Ubijte gi ovie siptari m…’ (Mbytni këta shqiptarë n…)”, ka deklaruar për portalin Almakos, Fatmir.M, babai i njërit prej viktimave të rrahura.