Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Hudbe: Porositë e Lukmanit për birin e tij (2/2)
    Edukim

    Hudbe: Porositë e Lukmanit për birin e tij (2/2)

    Dija OnlineBy Dija Online15-05-201405 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Porositë e Lukmanit për birin e tij (2/2)

    Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Vëllezër muslimanë!

    Këshilloj veten dhe ju që t’ia kemi frikën Allahut dhe të ecim rrugës së njerëzve të sinqertë e të mos na mashtrojë kjo dynja, ngase një ditë është për ty dhe një kundër teje, vdekja vjen pa paralajmërim, prandaj duhet të na gjejë në rrugën e të madhit Allah Dhul xhelal.

    Allahu i Madhërishëm thotë:

    إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تُؤَدُّواْ الأَمَانَاتِ إِلَى أَهْلِهَا

    “Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin.”

    Një ndër amanetet që duhet ta çojmë në vend është edukimi i fëmijëve në rrugën e Allahut. Edhe sot me lejen e Allahut do të shpalosim së bashku pjesën e dytë të porosive me të cilat Lukmani këshilloi të birin, të radhitura si këshillat më të dobishme që përmban libri i Allahut në këtë tematikë, duke e lutur të madhin Allah që këto të jenë si model për gjithë ata të cilët synojnë që në jetën e kësaj bote dhe botën tjetër të kenë evlatë të hairit.

     

    Porosia e katërt

    يَا بُنَيَّ أَقِمِ الصَّلاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنكَرِ وَاصْبِرْ عَلَى مَا أَصَابَكَ إِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الأُمُورِ

    “O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!”

    Nuk ka fe e as xhenet pa namaz. Këtë porosi dëshiron të ngulitë Lukmani, ky njeri i urtë, tek i biri. Por shumë baballarë nuk kanë guximin sot t’i këshillojnë fëmijët e tyre me këtë porosi. Dhe a e dini pse? Sepse sot shumë baballarë muslimanë vetë nuk e falin namazin, e si t’i këshillojnë bijtë dhe bijat e tyre?

    E më pas vjen durimi, i cili është thelbi i patundur i të gjitha punëve dhe sjell vetëm selamet. Në fund ai i përmbyll këshillat dhe porositë e tij për të birin për t’i skicuar atij rrugën si duhet të stolisemi në jetën e kësaj bote me petkun e etikës njerëzore, si të sillemi, si të flasim me njerëzit larg nënçmimit dhe mendjemadhësisë.

    I nderuar xhemat!

    Këto këshilla do t’u duheshin bijve dhe bijave tona sot, kur po u mungojnë në ambientet familjare dhe arsimore, nëse duam që nesër të kemi rrini të shëndoshë, baballarë dhe nëna të vyeshme, mësues, profesorë, mjek, liderë të suksesshëm, modestë e jo mendjemëdhenj, që kur të takohesh me ta të duhet një muaj të presësh nga arsyetimet se agjenda nuk i lejon.

    Porosia e pestë

    وَلا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلا تَمْشِ فِي الأَرْضِ مَرَحًا إِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ

     

    “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!”

    Porosia e gjashtë

    وَاقْصِدْ فِي مَشْيِكَ وَاغْضُضْ مِن صَوْتِكَ إِنَّ أَنكَرَ الأَصْوَاتِ لَصَوْتُ الْحَمِيرِ

       “Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët, se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit.”

     

    Ngjarje interesante në kohën e Omerit radijAllahu anhu

    Shkojnë baba dhe bir tek Omeri radijAllahu anhu, i cili kur pa që fëmija i ngjante aq shumë babait të tij, tha: “Vallahi! Nuk kam parë një përngjasim të tillë kurrë më parë!”

    “O prijësi i muslimanëve, do të çuditesh edhe më shumë sikur ta dish se nëna e ka lindur në varr.” Në këtë moment Omeri e ndryshoi bisedën.

    Ai kishte dëshirë t’i dëgjonte gjërat e çuditshme. Omeri i tha: “Më trego si ka ndodhur.”

    “O prijësi i muslimanëve, gruaja ime ishte shtatzënë me këtë djalë dhe unë vendosa të udhëtoja. Kur erdha koha për t’ia kthyer shpinën, ajo më ndali te dera e deshi të më pengojë dhe më tha: “Si më lë në këtë gjendje? Unë jam shtatzënë!”  Atëherë vendosa dorën në barkun e saj dhe thashë: “O Allah, o Zoti im! Këtë foshnjë po e lë nën përkujdesjen Tënde”, dhe u nisa, por kisha harruar të thosha “edhe gruan time”. Kur u ktheva pas udhëtimit, gjeta derën e shtëpisë të mbyllur dhe në atë moment erdhën kushërinjtë, më rrethuan dhe më thanë se gruaja ime kishte vdekur. Thashë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Atë natë më morën për darkë dhe gjersa po hanim bukë, filloi të dalë një tym nga varret . I thashë: -Ç’është ky tym kështu?! M’u përgjigjën: “Ky tym çdo natë del nga varri i gruas tënde prej ditës që e kemi varrosur.” Atëherë u ngrita dhe thashë: -Pasha Allahun, nuk di se ajo i ka bërë keq dikujt, ka falur namaz, ka agjëruar…, nuk do të lejoj që dikush të mendojë keq për të”, dhe u drejtova nga varri i saj. Kushërirat më ndoqën nga pas. O prijësi i muslimanëve, kur arrita tek varret, fillova ta hap varrin e saj dhe e gjeta të vdekur, e tek këmbët e saj gjeta djalin tim, që është me mua sot. Në atë moment dëgjova një zë duke thënë: “O ti që ke lënë këtë amanet nën përkujdesjen e Allahut, merre amanetin tënd!” Dijetarët kanë thënë: “Sikur të thoshte edhe për gruan e tij, do ta gjente edhe gruan, por Allahu s’e kishte caktuar që ai ta thoshte dhe nuk e gjeti të gjallë.”

    O Allah, o Zoti ynë, Ty të kemi kujdestarin më të mirë. Na i ruaj evlatët tanë nga devijimet që thërret djalli dhe njerëzit për t’i larguar nga rruga Jote!

    Ruaji fëmijët e këtij vendi dhe fëmijët e muslimanëve kudo që janë!

    O Allah, nën kujdesin dhe mbrojtjen Tënde është feja jonë, na e ruaj fenë deri në ditën kur të takohemi me Ty, o më i madhi i gjithësisë!

    Hoxhë Rashid Zylfijaj

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleKosova vendos marrëdhënie diplomatike me Libinë
    Next Article Ushtria shqiptare në stërvitjen ushtarake të NATO-së në Serbi, në kufi me Kosovën
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Palestine Action” përballë ndalimit në Britani: Çfarë ka bërë në të vërtetë kjo organizatë?

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    5 Ëmbëlsira të ftohta pa pjekje për ditët e nxehta të verës – Shije freskuese, pa furrë!

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.