Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Hudbe: Përgjegjësia si vlerë njerëzore
    Edukim

    Hudbe: Përgjegjësia si vlerë njerëzore

    Dija OnlineBy Dija Online31-07-201406 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Besimtarë të nderuar!

    Porosis veten dhe ju që t’ia kemi frikën Allahut në përgjegjësitë që kemi.

    Allahu i Madhërishëm e ka krijuar njeriun në formën më të përsosur, e krijoi me Dorën e Tij dhe i urdhëroi engjëjt që t’i bien njeriut në sexhde si respekt për të. Njeriu është e vetmja krijesë së cilës Zoti i ka dhuruar mendjen dhe e vetmja krijesë të cilën Allahu e ka bërë halif në tokë dhe e ka ngarkuar me përgjegjësi .

    Duke u nisur nga këto parime të pandryshuara, feja vjen për të mbjellë dhe ngjallur tek njeriu ndjenjën se Allahu nuk na ka krijuar kot, por na ka bërë krijesa me përgjegjësi në të gjitha sferat e jetës.

    Feja islame këtë vlerë njerëzore, përgjegjësinë, të qenët njerëz të përgjegjshëm, e mbjell tek besimtarët me njërën nga gjashtë shtyllat e besimit. Nuk mund të quhet askush besimtar musliman pa besuar në këtë shtyllë, të besuarit në Ditën e Gjykimit.

    Besimtari musliman beson me bindje të thellë në këtë ditë me iman të plotë se ekziston një ditë kur do të dalë para Krijuesit të gjithësisë dhe do të japë llogari për veprat e tij, qofshin të vogla apo të mëdha.

    Allahu i Madhëruar thotë :

    “Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.” Nur: 24.

    Përgjegjësia në Islam kuptohet se çdo njeri është përgjegjës për fushën e vet të përgjegjësisë dhe për ata që ka nën vete. Të gjitha sukseset në vëzhgimin dhe kujdesin përkatës do të shkruhen në shtyllën e mirësive dhe bukurive tuaja, kurse të gjitha negativitetet në shtyllën e të këqijave dhe shëmtive.

    Muslimani është i ngarkuar dhe përgjegjës në çdo gjë aty ku feja i ka dhënë njeriut të drejtë dhe pushtet në menaxhimin e përgjegjësive, qofshin ato individuale apo shoqërore .

    Përgjegjësia individuale, personale, nënkupton që çdo njeri është përgjegjës ndaj vetes së tij, qofshin ato fjalë apo vepra. Kjo është përgjegjësi tek e cila nuk bën pjesë dikush tjetër pos teje. Nëse e kryen mirë, do të shpërblehesh dhe anasjelltas, do të ndëshkohesh po e kreve keq.

    Shënon Imam Termidhiu nga ebij Berzeh eSulemij- se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij, se ku e ka harxhuar; për rininë e tij, se ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë e tij, se nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për dijen, e tij se çfarë ka punuar me të.”

    Njeriu gjithashtu është përgjegjës dhe për gjuhën e tij, që të dijë se çfarë po flet apo akuzon apo çfarë mban në zemrën e tij nga urrejtja dhe hasedi për të tjerët .

    “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të parit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” Isra: 36.

    Vëllezër besimtarë, t’ia kemi frikën Allahut në obligimet që kemi ndaj Krijuesit tonë. Si janë raportet tona karshi asaj që na ka urdhëruar Allahu apo na ka ndaluar? A po i kryejmë farzet e Zotit me përgjegjësi apo jo? Një ditë do të pyetemi para Allahut.

    “O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo.” Enfal: 27-28. 

    Le të sjellim pamje nga jeta e të Dërguarit të Allahut dhe shokëve të tij, se si ata e kuptonin përgjegjësinë. Pejgamberi sal-lAllahu gjatë tërë misionit të tij të shenjtë u mundua që ta edukojë atë gjeneratë me këtë vlerë dhe kjo shihet në jetën e tyre dhe pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut.

    Subhanallah! Shih se si feja Allahut i ndryshoi për një moment: sahabët deri dje ishin njerëz që adhuronin gurin dhe zemrat e tyre ishin më të forta se guri, por për një çast ndryshojnë dhe bëhen njerëz që ndryshuan historinë.

    Ka raste ku i Dërguari i Allahut i porosiste ata me porosi dhe ata jo që nuk e harronin, por vepronin me të dhe ia përcillnin edhe të tjerëve, por ka edhe raste të tjera kur ata vetë kërkonin nga ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem këshillë, për shembull:.

    – O i Dërguari i Allahut më trego cila vepër të shpie në xhenet.

    – O i Dërguari i Allahut, më këshillo.

    – O i Dërguari i Allahut, më trego veprat e këqija, që mos të bie në to.

     

    Të gjitha këto aludojnë se në veten e tyre kanë ndier një përgjegjësi .

    Kjo është parë edhe në emrat e tyre, Ebu Bekër es-Sidik, “Besniku”. Kjo u pa gjatë jetës së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe pas vdekjes së tij. Që ditën kur vdiq Pejgamberi i Allahut, Ebu Bekri  u ngrit dhe tha: “Kush ka adhuruar Muhamedin, ai ka vdekur, por kush e ka adhuruar Allahun, Ai është gjallë dhe nuk vdes kurrë!”

    Nëse lexon jetën e Omer el Faruk, e këtij burri të madh, do të shohësh se vërtet ky në vetvete ka pasur përgjegjësinë e emrit që ka mbajtur. A nuk ka qenë ai që çdo herë ishte i gatshëm të ndajë të vërtetën nga e kota, shpeshherë duke thënë: “Më lejo, o i Dërguari i Allahut, t’ia këpus kokën këtij dyfytyrëshi.”

     

    Mesazhi

    Dije se njeriu pa përgjegjësi ka zero peshë. Nëse do të dish vlerën e njeriut, shiko se si është halli me përgjegjësitë që ka, si i kryen ato.

    Allahu i Madhëruar sjell në Kuran një shembull të një insekti aq të vogël, i cili në momentin që ka ndier rrezikun për vete dhe shoqërinë ka dhënë alarm për rrezikun e ardhjes së Sulejmanit alejhi selam dhe ushtrisë së tij.

    “Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur.” Neml,18

    Vëlla i dashur! Mos lejo që buburreci të jetë më i përgjegjshëm se ti përballë përgjegjësive që ke.

    O Allah! Bëj që periudha më e mirë e jetës sime të jetë fundi dhe dita më e mirë e ditëve të mia të jetë dita kur do të takohem me Ty.

    Gjilan, më 08.06.2012

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleUdhëzimi i të Dërguarit ﷺ në agjërimin nafile
    Next Article “DITURIA QË NA DUHET” (Llojet rëndësia dhe gjykimi)
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Abdixhiku: Do të marrë pjesë në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të shprehet për situatën

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.