Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Hoxhaj shkakton skandal diplomatik me Austrinë, fyen Zëvendëskancelarin Spindelegger
    Lajme

    Hoxhaj shkakton skandal diplomatik me Austrinë, fyen Zëvendëskancelarin Spindelegger

    Dija OnlineBy Dija Online06-06-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefi i partisë konservatore austriake ÖVP Michael Spindellegger, i cili është vicekancelar dhe ministër i Financave i Austrisë, përmes një letre i ka uruar sukses Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e së dielës. Kjo përkrahje duket se ka ndikuar që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, të humbë kontrollin dhe ta fyejë rëndë ish-homologun e tij austriak, duke e quajtur „humbës“.
    Gazeta austriake „Die Presse“ shkruan se minsitri Hoxhaj ka përdorur fjalë të ashpra dhe të pazakonshme kundër ministrit Spindelegger, i cili me vite të tëra ka qenë shef i diplomacisë austriake. „Jemi të befasuar, jemi të zemëruar“, ka thënë Hoxhaj duke folur për letrën e Spindelegger, ku në prag të zgjedhjeve parlamentare mbështetej kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Sipas „Die Presse“ Hoxhaj, i cili vjen nga radhët e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), e ka sulmuar ministrin e Jashtëm austriak për „ndërhyrje të paparë në zgjedhjet e Kosovës“. Madje Hoxhaj shkon një hap më tutje dhe kërkon nga ministri austriak që të kërkojë falje për letrën e tij mbështetëse për LDK-në.

    Në „Die Presse“, e cila konsiderohet gazetë e afërt me partinë konservatore austriake ÖVP, Hoxhaj e ka quajtur ministrin Spindelegger „humbës“, ndonëse ÖVP është pjesë e koalicionit qeverisës në Austri. „Spindelegger është humbës klasik i zgjedhjeve. Njëjtë si Isa Mustafa, këtu nuk do të ndryshojë asgjë as pas përkrahjes nga Austria. Pra, një humbës zgjedhjesh po e mbështet një humbës tjetër të zgjedhjeve“. Hoxhaj vazhdon me sulmet ndaj Spindelegger duke thënë se sjellja e tij e paskësh dëmtuar imazhin e Austrisë në Kosovë. „Kam jetuar shtatë vjet në Vjenë. Nuk mund ta kuptojë këtë“, thotë Hoxhaj.

    Në partinë konservatore austoriake ÖVP sjellja skandaloze e Hoxhajt ka shkaktuar habi të pakëndshme. Zyrtarë të kësaj partie i kanë thënë „Die Presse“ se brenda familjeve konservatore dhe popullore europiane është krejt e zakonshme që të përkrahen partitë simotra. LDK dhe ÖVP janë pjesë e familjes së partive popullore europiane, ku është anëtare edhe CDU e kancelares gjermane Angela Merkel. Në letrën e Spindelegger dërguar kryetarit të LDK-së Isa Mustafa thuhet se mes ÖVP dhe LDK-së ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera prej vitesh. Spindelegger beson se LDK, Isa Mustafa dhe ekipi i tij kanë “program të shkëlqyeshëm dhe idetë më të mira për reformat e duhura“.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleShprëndahen botime të Kur’anit në qendër të Prishtinës
    Next Article Myslimanët Rohingya falenderojne Turqine
    Dija Online

    Related Posts

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    02-07-2025

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    02-07-2025

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    02-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    Si të zgjedhësh shalqinin e duhur sa herë që bler – pa gabuar kurrë!

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.