Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Hetohen korporatat e mëdha farmaceutike
    Lajme

    Hetohen korporatat e mëdha farmaceutike

    Dija OnlineBy Dija Online09-04-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    E kanë kontrabanduar virusin e gripit të shpezëve dhe i kanë infektuar njerëzit për të shitur më shumë vaksina
    Epidemitë jo vetëm që janë biznes i mirë, por edhe biznes kriminal i organizuar mirë, mendojnë hetuesit italianë, të cilët po përpiqen që të gjejnë dëshmi për atë në të cilën pothuajse janë të sigurt: jo vetëm që industria farmaceutike dhe ndërmjetësuesit shëndetësorë bashkohen për shkak të fitimeve të mëdha, legale, por edhe amorale, sepse spekulojnë me frikën e pabazuar të nxitur me qëllim, por disa herë edhe vetë kanë lëshuar viruse në mesin e njerëzve për të shkaktuar infektim dhe duke e dëshmuar ashtu rrezikun. Për supozimin e dytë nuk ekzistojnë dëshmi.

    Virusi saudit në SHBA

    Ekzistojnë dëshmi, megjithatë, që viruset dërgohen nga kontinenti në kontinent me DHL, si dërgesa të parëndësishme dhe të parrezikshme, duke anashkaluar në secilin kontrollim. Supozohet se kjo bëhet për t’u shpejtuar studimet dhe që të nxitet prodhimi i vaksinave. Hetimet janë ende duke vazhduar.

    Amerikanët para më se 10 viteve e kanë zënë një person, i cili në SHBA kishte sjellë një virus nga Arabia Saudite dhe i kanë premtuar imunitet të plotë (jo shëndetësor, por ndëshkimor) nëse menjëherë i pranon të gjitha (me premtimin se do të vdesë në burg nëse më pas zbulohet se nuk ka treguar gjithçka). Ai pranoi. Në këtë mënyrë i kanë zënë edhe fajtorët e tjerë, i kanë dënuar me burg, e më pas, qysh në vitin 2005, kanë dërguar dokumentacion edhe në Itali, sepse kontrabanduesi me viruse ishte Paolo Candoli, menaxheri italian i ‘Merial’-it, degës veterinare të kompanisë gjigante ‘Sanofi Aventis’. Candoli ka pranuar se virusin e gripit të shpezëve e ka dërguar me DHL në Itali në vitin 1999. Ndoshta është një rastësi, por mu në atë pjesë të Italisë veriore ka shpërthyer epidemia më e fortë e gripit të shpezëve në fermat e shpezëve në Evropë dhe në perëndim në përgjithësi. Virusi ishte H7N3, mu ai të cilin e kishte dërguar Candoli. E ajo epidemi ka nxitur investime në studime dhe në blerje të vaksinave. Qeveritë lëshuan pe para opinionit publik, gjë në të cilën kanë kontribuuar edhe mediat. Por, informatat nuk ishin të shpikura, ato ishin dorëzuar me vulën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Candoli, në një bisedë telefonike, ka folur për “terrorizmin informativ”. Me konfirmim të së vërtetës janë marrë karabinierët.

    Hetimet e stërzgjatura

    Duke e ditur që hetimet në Itali zgjasin më shumë se udhëtimi i Odiseut, dikush ia ka dërguar informatat gazetës ‘L’Espresso’, e cila kësaj ia ka kushtuar temën kryesore. Në qendër të hetimeve është Ilaria Capua, virologe e njohur botërore, tani edhe deputete në parlamentin italian. Instituti zooprofilaktik eksperimental (IZE) në Padovë, ku ka punuar, ka hyrë në kartel me kompaninë ‘Merial’ të Candoli-t dhe me kompaninë amerikane ‘Fort Dodge Animal’. Pse duhet të kontrabandohet virusi? Cili vjen i pari deri te ai, duke anashkaluar barrierat shëndetësore-burokratike, i pari do ta bëjë vaksinën. IZE-ja kështu, thuhet, ka importuar edhe fruthin nga Brazili, kështu që është e lehtë të paramendohet pse njerëzit janë frikuar nga gripi i shpezëve, i cili është treguar jo edhe aq i rrezikshëm, por i përshtatshëm për nxitje të panikut dhe rritje të fitimeve. Një gjë e tillë industrisë farmaceutike ia ka sjellë së paku 4-5 miliardë dollarë. Po të ishin përdorur për fëmijët e uritur – atëherë, po, me të vërtetë do të shpëtoheshin jetët.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticlePasi ka bërë 25 vite burg, shpallet i pa fajshëm
    Next Article Babai vret djalin më sëpatë në gjumë!
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.