1. “Atë të cilin namazi nuk e largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat vetëm se është larguar nga Allahu edhe më shumë.” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Atë të cilin namazi nuk e largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat, ai nuk ka fare namaz.”
Dhehebiu thotë: “Ibën El-Xhunejdi ka thënë se ky hadith është i trilluar dhe i shpifur.” (Mizan El-itidal, 3/293)
Hafidh El-Iraki thotë: “Zinxhiri i këtij hadithi është i paqëndrueshëm.” (Tahrixh El-ihja, 1/143)
Ndërsa Albani thotë: “Ky hadith është jo i saktë si nga zinxhiri i transmetuesve ashtu edhe për nga teksti.” (Silsile Ed-daifa, 2/985)
2. “Të folurit në xhami i ha (asgjëson) veprat e mira sikurse kafsha ha barin.” Në një transmetim tjetër: “Të folurit në xhami i ha (asgjëson) veprat e mira sikurse zjarri drutë.”
Hafidh El-Iraki thotë: “Nuk kam hasur në hadith të tillë.” (Tahrixh El-ihja, 1/136)
Sibkiu thotë: “Këtij hadithi nuk i kam gjetur ndonjë zinxhir transmetimi.” (Tabekat Esh-shafije, 4/145)
Ndërsa Albani thotë: “Ky hadith është i pabazë.” (Silsile Ed-daifa, 4)
3. “Puno për këtë botë sikur të jetosh në të për gjithmonë, ndërsa puno për botën tjetër sikur ke për të vdekur nesër.”
Albani thotë: “Nuk është transmetuar nga i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.” (Silsile Ed-daifa, 8)
4. “Unë jam gjyshi i të devotshmëve.”
Sujuti thotë: “Nuk njoh hadith të tillë.” (El-havi, 2/89)
Ndërsa Albani thotë: “I pabazë.” (Silsile Ed-daifa, 9)
5. “Vërtetë unë jam dërguar si mësues i juaji.”
Hafidh El-Iraki thotë: “Zinxhiri i këtij hadithi është i dobët.” (Tahrixh El-ihja, 1/11)
Ndërsa Albani thotë: “Hadithi është i dobët.” (Silsile Ed-daifa, 11)
6. “Allahu e frymëzoi dynjanë: Shërbeji atij që më shërben Mua dhe lodhe atë i cili të shërben ty.”
Albani thotë: “Hadithi është i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 12)
7. “Kini kujdes nga jeshili në pleh.” I thanë: “Çfarë është jeshili në pleh?”Tha: “Gruaja e bukur në fole të keqe.”
Hafidh El-Iraki thotë: “Hadithi është i dobët.” Po ashtu thotë se edhe Ibën Mulekin e ka bërë të dobët. (Tahrixh El-ihja, 1/42)
Albani thotë: “Hadithi është shumë i dobët.” (Silsile Ed-daifa, 14)
8. “Dy grupe njerëzish prej umetit tim, nëse përmirësohen, përmirësohen të gjithë njerëzit: dijetarët dhe udhëheqësit.”
Thotë Imam Ahmedi për njërin nga transmetuesit: “Është rrenacak, shpif hadithe.” (Tahrixh El-ihja, 1/6)
Të njëjtën fjalë kanë thënë Ibën Mein dhe Darukutni.
Albani thotë: “Hadithi është i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 16)
9. “Ndërmjetësoni me autoritetin tim, sepse autoriteti im tek Allahu është i lartë.”
Ibën Tejmije dhe Albani thonë: “Ky hadith është i pabazë.” (Iktida Es-sirat El-mstekim, 2/415; “Silsile Ed-daifa, 22)
10. “Kush del nga shtëpia e tij për në namaz dhe thotë: “O Allah, të lutem me hakun që ke ndaj atyre që të luten Ty dhe hakun që ke ndaj të ecurit tim (për në namaz)… Allahu me Fytyrën e Tij kthehet nga ai dhe një mijë melaike kërkojnë falje për të.”
Mundhiriu thotë: “Ky hadith është i dobët.” (Tergibë ve Terhibë, 3/273)
Busejriu thotë: “Zinxhiri i këtij hadithi është plot me transmetues të dobët.” (Sunen Ibën Maxhe, 1/256)
Albani thotë: “Hadithi është i dobët.” (Silsile Ed-daifa, 1/37).
11. “E mira është tek unë dhe umeti im deri në Ditën e Kiametit.”
Ibën Haxheri thotë: “Nuk njoh hadith të tillë.”
“El-mekasid El-hasene” (208) Es-sehavi.
“Tedhkiretu El-mevduat” (68).
“El-esrar El-merfua fi El-ahbar El-mvdua” 195).
12. “Kush fle pas namazit të ikindinë dhe humb intelektin, mos ta fajësojë përveçse veten.”
“El-mevduat” (3/69) Ibën El- Xhevzi.
“El-lai El-mesnua” (2/279) Sujuti.
“Tertib El-mevduat” (839) Dhehebiu.
13. “Kush prish abdestin dhe nuk merr abdest përsëri, veçse më ka zhvlerësuar…”
Sanani thotë: “Hadith i shpifur. ”(El-mvduat, 53).
Albani thotë: “Hadithi është i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 44).
14. “Kush shkon në haxh dhe nuk më viziton mua, veçse më ka zhvlerësuar…”
Dhehebiu thotë: “Hadithi është i shpifur.” (Tertib El-mvduat, 600)
Sanani thotë: “Hadith i shpifur.” (El-mvduat, 52)
Sheukani në “El-fevaid El-mexhmua, 326.
15. “Kush shkon në haxh dhe viziton varrin tim pas vdekjes sime, është njësoj me atë që më ka vizituar kur isha i gjallë.”
Ibën Tejmije thotë: “Ky hadith është i dobët.” (Kaide Xhelile, 57)
Ndërsa Albani thotë: “Hadithi është i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 47)
“Dhehiretu El-hafidh” (4/5250) Ibën El-Kajserani.
16. “Mospajtimi në mes umetit tim është mëshirë.”
“El-esrar El-merfua” (506).
“Tenzih Esh-sheria” (2/402).
Ndërsa Albani thotë: “I pabazë.” (Silsile Ed-daifa, 11)
17. “Sahabët (shokët) e mi janë si yjet; me cilindo prej tyre të shëmbëlleheni, do udhëzoheni.” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Sahabët (shokët) e mi janë sikurse yjet; me fjalën e cilitdo të punoni, do udhëzoheni.”
Ibën Hazmi thotë: “Ky hadith është i trilluar, i shpifur, jo i saktë.” (El-Ihkam fi Usul El-Ahkam, 5/64 dhe 6/82)
Ndërsa Albani thotë: “Hadithi është i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 66)
“Xhami bejan el-ilmi ve fadluhu” (2/91) Ibën Abdulberr.
18. “Kush njeh vetveten ka njohur Zotin e tij.”
Hadithi është i shpifur.
“El-esrar El-merfua” (506).
“Tenzih Esh-sheria” (2/402).
“Tedhkretu El-mevduat” (11).
19. “Më edukoi Zoti im me një edukim të përpiktë.”
Ibën Tejmije thotë: “Këtij hadithi nuk i njoh ndonjë zinxhir të qëndrueshëm.” (Ehadith El-kasas, 78)
“El-fevaid El-mexhmua” (1020) Sheukani.
“Tedhkretu El-mevduat” (87).
20. “Të gjithë njerëzit janë të vdekur, përveç dijetarëve. Dhe dijetarët të gjithë janë të shkatërruar, përveç atyre që punojnë me dijen e tyre. Edhe ata që punojnë me dijen e tyre të gjithë janë të mbytur, përveç të sinqertëve. E edhe të sinqertët janë në një rrezik të madh.”
Sanani thotë: “Ky hadith është i shpifur, i parregullt.” (El-mevduat, 200)
“El-fevaid El-mexhmua” (771) Sheukani.
“Tedhkretu El-mevduat” (200).
- 21. “Suri1 i besimtarit është ilaç.”
Ky hadith është i pabazë.
“El-esrar El-merfua” (217).
“Keshf El-hfa” (1/1500).
“Silsile Ed-daifa” (78).
22. “Kur t’i shihni flamujt e zinj që dalin nga ana e Horasanit, bashkojuni atyre qoftë edhe duke u zvarritur, sepse me ta është kalifi i Allahut, Mehdiu.”
Ky hadith është i dobët.
“El-menar El-munif” (340) Ibën El-Kajim.
“El-mevduat” (2/39) Ibën El- Xhevzi.
“Tedhkretu El-mevduat” (233).
23. “I penduari është i dashur i Allahut.”
Ky hadith është i pabazë.
“Hadithet e pabaza në El-ihja” (356) Sibkiu.
“Silsile Ed-daifa” (95).
24. “Vërtet unë nuk harroj, por bëhem të harroj që të përligj.”
Ky hadith është i pabazë.
“Hadithet e pabaza në El-ihja” (357) Sibkiu.
“Silsile Ed-daifa” (101).
25. “Njerëzit janë në gjumë e kur të vdesin, atëherë zgjohen.”
Ky hadith është i pabazë.
“El-esrar El-merfua” (555).
“El-fevaid El-mexhmua”, (766).
“Tedhkretu El-mevduat” (200).
26. “Kush flet diçka dhe teshtin, ka thënë të vërtetën.”
Ky hadith është i shpifur.
“Tenzih Esh-sheria” (483).
“El-lali El-mesnua” (2/286).
“El-fevaid El-mexhmua”, (669).
27. “Martohuni e mos shkurorëzoni, se vërtet nga shkurorëzimi dridhet Arshi.”
Ky hadith është i shpifur.
“Tertib El-mevduat” (694).
“El-mevduat” (97) Sanani.
“Tenzih Esh-sheria” (2/202).
28. “Namazi përsëritet nëse gjendet gjak në sasi të monedhës dërhem.”
Ky hadith është i shpifur.
“Duaf Daruktni” (353) El- Gasani.
“El-esrar El-merfua” (138).
“El-mevduat” (2/76) Ibën El- Xhevzi.
29. “Bujari është afër Allahut, afër xhenetit, afër njerëzve, larg zjarrit. Ndërsa koprraci është larg Allahut, larg xhenetit, larg njerëzve, afër zjarrit. Dhe i padituri bujar është më i dashur tek Allahu sesa adhuruesi koprrac.”
Ky hadith është shumë i dobët.
“El-menar El-munif ” (284).
“Tertib El-mevduat” (564).
“El-lali El-mesnua” (2/91).
30. “Unë jam nga arabët, Kurani është në gjuhën arabe, gjithashtu dhe gjuha e banorëve të xhenetit është gjuha arabe.”
“Tedhkretu El-mevduat” (112).
“El-mekasid El-hasene” (31).
“Tenzih Esh-sheria” (2/3).
Përktheu: Hasim Krasniqi
] Suri është uji i cili mbetet në enë pasi është pirë një pjesë e tij nga dikush.