Grupi musliman-amerikan, vëzhguesit e islamofobisë

0

Një grup udhëheqës i myslimanëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i të drejtave është ngritur dhe po qëndron përball sulmeve në në rritje anti-muslimane në shoqërinë amerikane, duke hapur një website të ri, Islamophobia.org, për të monitoruar dhe për të sfiduar fanatizmin anti-musliman në rritje.

Islamophobia.org është pasqyrim i filozofisë së Këshillit Amerikano-Islam (CAIR) për edukimin e njerëzve dhe fuqizimin i tyre në drejtim të veprimeve pozitive, tha Corey Saylor, drejtor i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) , Departamenti për Monitorimin dhe Luftimin e Islamofobisë, thuhet në një deklaratë të publikuar në OnIslam.net.

Që nga themelimi, CAIR ka përfshirë profilet e para Islamofobe në raportin e tij të 2013 ” Frika Legjislative” komunitetet lokale kanë filluar t’i përdorin ato për të zhvilluar biseda pozitive që çojnë në refuzimin e fanatizmit në të gjitha format e saj, tha Cerey Saylor.

Ne synojmë të vazhdojmë këtë partneritet të komunitetit duke fuqizuar më tej avokatët lokale me një burim të centralizuar që ofron informacion të detajuar rreth urrejtjes që qarkullon në tërë kombin duke përhapur dezinformata dhe pëçarje fetare.

Faqja CAIR-Islamophobia.org paraqet profile të hollësishme të një numri të individëve dhe institucioneve të përfshira në Rrjetin Amerikan të Islamofobisë.

Përmbledhja e profileve përfshin subjektet e urrejtjes nga qendra e mirënjohur me emrin si Qendra e Frank Gaffney-së për Politikën e Sigurisë dhe Robert Spencer – Xhihadi Watch.

Përveç kësaj, faqja përmban informacione kyçe të rrjetit, të tilla si Local ACT! Për udhëheqjen Amerikane.

Faqja, gjithashtu, hedh bazat për një nismë të ardhshme të CAIR-it për t’iu kundërvënë të gjitha llojeve të paragjykimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

CAIR beson se Islamofobia në Shtetet e Bashkuara është një manifestim i tanishëm i çështjes së paragjykimit që e ka pllakosur kombin tonë që nga ditët e hershme. Kjo është e njëjta urrejtje e vjetër, vetëm me një objektiv relativisht të ri, tha Saylor.

Muslimanët, si Malcolm X, kanë qenë të përfshirë në lëvizjet historike amerikane për t’i sfiduar paragjykimet, por vetëm pasi sulmet terroriste të 11 shtatorit (9/1) ishin shkaktare të bëhen një fokus kryesor për urrejtje. Me këtë në mendje, CAIR është i përkushtuar për të luftuar paragjykimet e të gjitha llojeve. Ne e dimë se ndërsa muslimanët janë ë fokus kryesor të urrejtjes sot, ajo do të kalojë një ditë në një tjetër grup.

Përshkrimi në hollësira i Rrjetit Amerikan të Islamofobisë është faza e parë e strategjisë sonë për të trajtuar urrejtjen anti-Islame në kombin tonë. Tani që paragjykimi i rrjetit islamofobik dhe përpjekjet manipuluese për të bërë Amerikën një komb të frikës janë të ekspozuara, ne do të zhvendosim më shumë energjisë tonë në ndërtimin e një Amerike që është një shprehje e idealeve të saj më të mëdha, shtoi Saylor.

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, Amerika besohet të jetë atdheu i rreth 7-8.000.000 muslimanëve.

Themeluar në vitin 1994, CAIR është një organizatë jo-fitimprurëse me seli në Washington DC, me 35 zyre në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ajo përpiqet për të rritur të kuptuarit e Islamit, të inkurajojë dialogun, mbrojtjen e lirisë civile, fuqizimin e muslimanëve amerikanë dhe për të ndërtuar koalicione që promovojnë drejtësinë dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Muajin e kaluar, organizata festoi 20 vjetorin e veprimtarisë në shërbim të komunitetit musliman dhe përmirësimin e ideve të gabuara për Islamin dhe Muslimanët. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com