Godet vëllanë disa herë me thikë në bark

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy vëllezër pas një zënke banale janë qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr. 7, ku 49-vjeçari Roland Ristollari është goditur disa herë me thikë në bark nga vëllai i tij Thoma Ristollari 60 vjeç.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë, se i dëmtuari ndodhej në oborrin e banesës trekatëshe në të cilën jetonin edhe dy vëllezërit e tij me të atin, ku ky i fundit kishte mbërritur në gjendje të dehur.
Në këto kushte ai kishte nisur të shante njërin nga vëllezërit me fjalë banale nga gruaja, çka solli reagimin e ashpër nga ky i fundit, duke e goditur disa herë me thikë në bark, transmeton shekulli.

Pas kësaj ngjarje babai i moshuar bashkë me djalin tjetër, e dërguan 49-vjeçarin në spital, ku i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekësor në gjendje të rëndë.

Kanë qenë mjekët ata që lajmëruan policinë se në spital kishte mbërritur një i plagosur, çka bëri që uniformat blu të mbërrijnë drejt banesës ku ndodhi ngjarja dhe të zbulojnë se bëhej fjalë për një krim brenda familjes. Lidhur me këtë ngjarje nga ana e uniformave blu vijon puna për kapjen e 60-vjeçarit Ristollari, i cili u largua nga vendi i krimit menjëherë pasi qëlloi mbi të vëllanë. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com