Protestat e zhvilluara nga e djathta ekstreme “PEGIDA” kundër përhapjes së Islamit dhe të hujave në Gjermani të cilët filluan me 350 persona dhe rritja e pjesëmarrjes në 20 mijë ka rritur shqetësimet raporton Anadolu Agency (AA).
(PEGIDA) “Patriotët Europianë kundër Islamizimit të Perëndimit” e formuar nga një person që ka një dosje penale me veprat për plagosje të personave të ndryshëm, përdorim të drogës dhe vjedhje 41 vjeçari Lutz Bachman protestën e tij të parë e zhvilloi në muajin tetor në Dresen.
Lëvizja PEGIDA e cila organizoi protestën e saj të parë me anë të organizimit të 12 personave në faqet socilale ka patur një pjesëmarrje prej 350 personash dhe në ditët në vijim kjo shifër u rrit.
Në protestën e PEGIDA me 27 shtator morën pjesë 500, në protestën e 3 nëntorit 100, ndërsa në protestën e 10 nëntorit kishte 1700 pjesmarrës, më 17 nëntor ishin 3 mijë të pranishëm, dhe në protestën me 24 nëntor morën pjesë 5 mijë e 500 persona.
Ndërsa në muajin dhjetor protestat e PEGIDA-s patën një rritje të ndjeshme ku në protestën me 1 dhjetor pati 7 mijë e 500, më 8 dhjetor 10 mijë, më 15 dhjetor 15 mijë e 200 dhe në protestën më 22 dhjetor 17 mijë e 500 persona.
Edhe pse palët e PEGIDA’s nuk pranojnë se kanë marrë pjesë në protestat kundër përhapjes së islamit dhe kundër të huajve slloganet e përdorura në pankartat e protestës tregojnë të kundërtën.
Gjithashtu pretendohet se në rritjen e sulmeve aktuale kundër xhamive dhe të huajve (emigrantëve) në vend kanë qenë shkak edhe protestat e PEGIDA.
Numri në rritje i pjesëmarrësve në protesta krahas shqetësimit të politikanëve ka shqetësuar gjithashtu edhe 5 miljon emigrantët që jetojnë në vend.
-Politikanët të shqetësuar-
Bashkë-kryesuesit e Partisë së Gjerbër Xhem Özdemir dhe Simone Peter të cilët që në fillim janë ekspozuar në një qëndrim të qartë kundër veprimeve të PEGIDA ku dhe me 15 dhjetor morën pjesë në protestën e zhvilluar kundër protestave të PEGIDA.
Özdemir duke i bërë thirrje Partitve të Bashkimit të krishterë (CDU/CSU( të cilat kanë krijuar edhe qeverinë ka thënë “Përdorimi i gjuhës së djathtë në luftën kundër ekstremit të djathtën nuk e zvogëlon asnjëherë në kurriz të të djathtës ekstreme duke bërë kompromis, përkundrazi i forcon më shumë ekstremistët.
Ndërsa Partia e Majtë opozita kryesore (Die Linke) bën përgjegjës qeverinë e udhëhequr nga Angela Merkel për rritjen e numrit të protestave raciste dhe anti-të huaj në javët e fundit.
– Paralajmërim nga Merkel për të “djathtën ekstreme”
Kohët e fundit, ndaj protestave ka pasur reagime edhe nga qeveritarët.
Kancelarja Angela Merkel e cila kishte bërë thirrje për sensibilizim të përbashkët, gjithashtu kishte paralajmëruar shoqërinë duke u shprehur se “Këtu nuk ka vend për urrejtje dhe përbuzje ndaj personave që vijnë tek ne nga vende të tjera. Kështu që gjithkush duhet të jetë i kujdesshëm ndaj atyre që e kanë filluar këtë”.
Edhe ministri i drejtësisë Heiko kishte bërë thirrje politikës për përpjekje të përbashkët ku ishte shprehur se “Edhe idetë politike kanë kufijtë e tyre. Të gjitha partitë politike duhet të marrin një qëndrim të qartë kundër këtyre protestave”.
Edhe kryetari i grupit parlamentar të SPD Thomas Oppermann në lidhje me lëvizjen PEGIDA e ka vlerësuar “në asnjë mënyrë ata nuk janë evropianët patriotikë, janë forcat të rrezikshme nacionaliste”