Janë 101 mijë emra që deri më tani janë fshirë nga listat e votuesve. 77 mijë e 100 persona të vdekur kurse 24 mijë të tjerë janë liruar nga shtetësia.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Lirim Camaj, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrim Civil.
Camaj ka thënë se janë pak raste të cilët nuk i kanë lajmëruar të vdekurit dhe që nuk janë pastruar nga listat.
Edhe në Komisionin Zgjedhor Qendror të Zgjedhjeve thonë se po punohet në këtë drejtim dhe se në ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë probleme.