Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Frika serbe: Nëse nuk e modernizojmë ushtrinë, FAK-u do të na sfidojë!
    Lajme

    Frika serbe: Nëse nuk e modernizojmë ushtrinë, FAK-u do të na sfidojë!

    Dija OnlineBy Dija Online09-05-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila është themeluar më 2009, numëron afro 2500 anëtarë, ndërsa nga viti 2010 kanë edhe një forcë rezervë prej 800 njerëzve. Këto forca kishin detyrë të ndihmojnë popullatën në rast të fatkeqësive natyrore, për të shërbyer si një lloj e mbrojtjes civile. Që atëherë ishin të pajisura me armë të lehta këmbësorie të prodhimit të NATO-s dhe me mjete të lehta të blinduara të dhurura nga Turqia, shkruan analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski, për ditoren Politika. Pikëpamjet e tij, që shpërfaqin frikën e tij nga FAK-u, Telegrafi do t’i sjellë më poshtë.
    “Trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndërkohë e ka marrë NATO… Por, pasi asnjë shtet nuk mund të cilësohet si shtet tamam nëse nuk ka ushtri – përjashtime janë Lihtenshtajni, Andora, Monako – Prishtina ka ardhur në përfundimin se është koha për të ndërruar emrin nga Forcat e Sigurisë, në Ushtri e Kosovës. Dhe, kjo do të ndodhë së shpejti, pa marrë parasysh se çfarë do të bëjnë deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës.

    Cila do të jetë ushtria e re në Ballkan? Do të numërojë rreth pesëmijë veta nën armë, plus të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe ata që punojnë në agjencitë e ndryshme të zbulimit dhe të kundërzbulimit. Të gjithë së bashku do të jenë deri në 7.500 njerëz, plus një forcë rezervë prej rreth 3,000 trupave. Ky nuk është numër i vogël, kur merret parasysh numri i popullsisë totale të Kosovës…

    Nga armët, Ushtria e Kosovës, kur të formohet, do të marrë para së gjithash armë të lehta artilerie dhe të mbrojtjes ajrore nga vendet e NATO-s. Sipas sistemit të kaskadës, anëtarët më të pasura të NATO-s u japin shteteve më të varfra sistemet e mbrojtjes që nuk janë ‘liga e parë’, por që ende janë shumë operative. Nuk do të ishte befasuese që Kosova të ketë edhe një regjiment të tankeve dhe që këto tanke të jenë më moderne se ato të Serbisë M-84, pasi tanket tona nuk janë modernizuar që nga viti 1990. Pastaj, amerikanët nuk do të dinë çfarë të bëjnë me teknikën e fuqishme të blinduar të cilën ose duhet ta tërheqin nga Afganistani, ose ta shkatërrojnë atje.

    Sistemi i trajnimit të trupave të Kosovës do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s, dhe theksi do të jetë tek operacionet paqeruajtës në botë…

    NATO nuk do të lejojë organizimin dhe formimin e Ushtrisë së re të Kosovës sipas modelit të APJ-së, për çka ua kanë zënë për të madhe kroatëve. Jo sepse modeli ishte i keq, por për shkak se detyrat e ushtrive të reja të anëtarëve të NATO-s dhe kandidatëve për NATO nuk i përcaktojnë qendrat kombëtare politike apo qendrat e vendosjes ushtarake, por ‘Vëllai i Madh’. Ai përcakton se çfarë ushtrie do të keni dhe cilat janë detyrat e saj…

    Ushtria e re e Kosovës nuk do të ishte menjëherë sfidë serioze ushtarake për Serbinë, por nëse vazhdon prapambetja teknike dhe teknologjike në pajisje dhe financime të forcave tona të armatosura, me kalimin e kohës mund të nxis shumë rreth Serbisë në realizimin e ambicieve të ndryshme”, ka shkruar Lazanski. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleZyrtari amerikan: Spiunët izraelit në SHBA në nivele alarmuese
    Next Article Komuna e Hanit të Elezit “digjitalizon” arsimtarët
    Dija Online

    Related Posts

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    30-06-2025

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    30-06-2025

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    30-06-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.