Forcat turke neutralizojnë 63 terroristë të ISIS-it

0

Me goditjen e pozicioneve të ISIS-it në rajonin Tughali të Sirisë me bateri raketash dhe armë artilerike janë neutralizuar 34 terroristë.

Ndërsa pas shkatërrimit të pozicioneve të caktuara nga ana e 4 fluturakeve pa pilot të nisur nga baza Inxhirlik u neutralizuan 29 pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, dje, pas sulmit të dytë me raketa ndaj qytetit Kilis të Turqisë nga ana e ISIS-it, forcat turke kanë goditur pozicionet e organizatës terroriste në rajonin Tughali, i cili ndodhet përballë stacionit kufitar Oncu.

Të paktën 25 terroristë të ISIS-it të cilët ndodhen në pozicionet janë neutralizuar dhe 6 automjete janë shkatërruar. Së bashku me 9 terroristë të neutralizuar dje, numri i terroristëve të vrarë u rritet në 34. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com