Gianni Vattimo, filozofi i njohur Italian ka thënë se europianët duhet të mbledhin fonde për t’i blerë Hamasit raketa më të mira, njofton Haaretz
Filozofi më i famshëm Italian do të vrasë personalisht izraelitë dhe mendon se europianët duhet të mbledhin fonde për t’i blerë Hamas’it raketa më të mira.
Intelektuali i mirënjohur që ishte edhe anëtar i Parlamentit Europian i ka bërë këto komente gjatë një emisioni të njohur të radios, derisa protestat kundër sulmeve në Gaza janë zhvilluar në gjithë Italinë. Partia Demokratike që është në pushtet në Itali ndërkaq ka lëvizur drejt një pozicioni më pro izraelit.
“Dua t’i qëllojë ata bastardë cionistë” ka thënë Vattimo për Radio 24.
Kur është pyetur nga drejtuesi i emsionit nëse ai do që të vriten më shumë izraelitë, Vattimo e ka përshkruar veten si një person jo I dhunshëm, por është përgjigjur: “Natyrisht”.
Më pas ai ka thënë se nuk mund të qëllojë me armë pasi nuk ka shkuar në shërbim ushtarak.
Ai ka thënë se po planifikon që të nisë një fushatë për mbledhjen e fondeve në mënyrë që t’i ndihmojë Hamasit për të blerë armë më të mira duke theksuar se militantët janë duke luftuar me raketa lodra që nuk e vrasin askënd.
Ai ka thënë se europianët duke të formojnë brigade që të luftojnë përkrah Hamasit, sikur vullnetarët e huaj që luftuan kundër Frankos gjatë Luftës Civile të Spanjës si dhe ka theksuar se izraelitët janë pak më të këqij se nazistët.