Fillon gjykimi ndaj akuzuarve të parë të Kosovës për shkuarjet në Siri

0

Alban Kelmendi dhe Admir Bytyqi kanë dalë para Gjykatës nën të ashtuquajturin “dyshimin” se kanë kryer veprën penale në një grup terrorist në tentativë.
Dy të rinjtë nga Ferizaj ishin arrestuar në muajin shkurt në aeroportin e Prishtinës prej ku donin të shkonin në Stamboll e më pas t’i bashkohen luftës në Siri.

Në seacnën fillestare proukrori Blerim Isufaj ka lexuar aktakuzën me të cilën ballafaqohen dy të rinjët, raporton KTV.

“Më 24.04.2014 është ngritur aktakuza për shkak se dy të pandehurit kanë pasur qëllim që t’u bashkohen dy organizatave terroriste “Al Qaida” dhe “Al Nusra”. Ata janë arrestuar në Aeroport dhe kur janë pyetur se për ku janë nisur, kanë thënë se dëshirojnë të shkojnë në Siri t’u bashkangjiten këtyre organizatave në luftë. Kështu ata kanë kryer veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në organizatë terriste në tentativë në kundërshtim me nenin 28 dhe 143 të Kodit Penal të Kosovës”.

Sipas këtij neni pjesëmarrja në grup terrorist dënohet prej 5 deri në 10 vjet burg. Dy të pandehurit kanë deklaruar se janë të pafajshëm derisa avokatët e tyre kanë kërkuar që të lirohen nga paraburgimi por gjyqtarja e EULEX’it ka thënë se kjo është e pamundur të paktën deri më 4 mars./Express 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com