Një person i moshës rreth 25 vjeçare, të mërkurën rreth orës 10:00, është hedhur nga ballkoni i një ndërtese në lagjen e Mati 1 në Prishtinë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Policia po e trajton rastin si “vdekje e dyshimtë”.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se sapo ka marrë informacionin, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar më shumë rreth rastit. Ahmeti nuk ka mundur të flasë për shkaqet e kësaj ngjarjeje./Zeri/