EBA-të mbështesin ndërtimin e një qendre shëndetësore për gratë dhe fëmijët

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ministrja e Shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha Salem Al Shamsi biseduan për mundësinë e ndërtimit të një qendre shëndetësore për gratë dhe fëmijët në kuadër të QKUK-së, si dhe rinovimin e shtëpisë së shëndetit Bin Zayed, të ndërtuar nga forcat paqeruajtëse të Emirateve të Bashkuara në Vushtrri.
Gjatë takimit, bëhet e ditur se është diskutuar edhe për fuqizimin ekonomik të gruas përmes një fondi për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme për gratë në Kosovë, që do të themelohej në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe bursa për studentët nga Kosova që të ndjekin studimet në shkollat prestigjioze të EBA-së. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com