Një djalë i moshës dyvjeçare doli të bredhte rrugëve, në mes të një nate të ftohtë, nga shtëpia e gjyshes së tij, pranë Krakovit në Poloni. Doli vetëm në pizhame dhe çorape, ndërsa temperatura atë natë kishte rënë në -7 Celsius.
Ai u gjet në ora dy të mëngjesit, pasi kaluan orë të tëra kërkimi. Ishte i shtrirë në bark dhe dukej sikur nuk jepte shenja jete.
Urgjentisht u dërgua në një spital, ndërsa sa ishte i ftohur, mjafton të themi se temperatura e tij e trupit ishte vetëm 12,7 Celsius, ndërsa zemra kishte ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë, transmeton Telegrafi.
Përndryshe, temperatura mesatare e trupit të një fëmije në atë moshë është 36-38 Celsius.
Mjekët ishin në shok, sepse nuk kanë parë një rast të ngjashëm, që temperatura e trupit të një fëmije të zbriste kaq poshtë.
Djaloshi dy-vjeçar vetëm pas katër ditë pas kujdesit intensiv është shëruar plotësisht, ndërsa mjekët e quajtën mrekulli. I Madhërishëm është Allahu, i cili mban kujdesin për çdo krijesë.