Policia ne Cold Lake – Kanada janë duke hetuar, pas akteve vandale të ushtruara ndaj një xhamie në këtë qytet, gjatë natës. Megjithatë, qytetarët e këtij vendi nuk kanë pritur përfundimin e hetimeve – ata kanë filluar fshirjen e mesazheve “të urrejtjes” nga ndërtesa.
Fjalët “Shkoni në shtëpitë tuaja” dhe “Kanada” ishin të afishuara në pjesën e përparme të ndërtesës, dhe te dy dritaret ishin të thyera, transmeton Telegrafi.
Banorët e qytetit punuan së bashku për të pastruar pjesën e jashtme të mureve të xhamisë.
Presidenti i komunitetit islamik në këtë qytet, duke folur për televizionin CTV News, Ajaz Quraishi, tha se shpreson që ky të jetë një incident i izoluar.
“Jam i befasuar”, tha Quraishi, i cili është gjithashtu imam në Cold Lake.
“Unë flas me çdokënd, sepse e di që çdonjëri këtu është i mirë. Nuk mund të them se kush mund ta ketë bërë, por them se jam i befasuar”.
Përfaqësuesi i parlamentit rajonal, Brian Storseth tha se ishte i prekur kur kishte dëgjuar për incidentin.
https://www.youtube.com/watch?v=6hZIsmBi0y8
/Telegrafi/