Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Cilësia e ujit në Kosovë, e dyshimtë
    Lajme

    Cilësia e ujit në Kosovë, e dyshimtë

    Dija OnlineBy Dija Online17-04-201603 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Republika e Kosovës ka resurse të mjaftueshme ujore, të cilat burojnë brenda territorit të Kosovës, por cilësia e ujit të pijshëm në Kosovë është e dyshimtë.

    Sipas një publikimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lidhur me ujërat në Kosovë, thuhet se rreth 70 për qind e popullatës furnizohet me ujë nëpërmjet sistemeve publike, kurse rreth 29 për qind furnizohen nga sistemet vetanake. Ndërkaq, 0.7 për qind e qytetarëve nuk kanë në dispozicion shërbime të ujësjellësit.

    Në publikim thuhet se shumica e resurseve ujore të Kosovës burojnë brenda vendit, me përjashtim të pjesës së sipërme të lumit Ibër, i cili buron në Mal të Zi dhe rrjedh në Liqenin e Ujmanit.

    Por, pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës, që llogaritet të jenë mbi 1.8 milionë banorë, ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm apo edhe me reduktime të herëpashershme të ujit.

    I gjithë ky problem qëndron për shkak të mosmenaxhimit apo shfrytëzimit në mënyrë të duhur të burimeve ujore në tërësi, thotë Skënder Bublaku, ekspert i ujërave.

    Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka mjaftueshëm sasi të ujit të pijshëm, por, sipas tij, shfrytëzohet vetëm 20 për qind e tërësisë së ujit.

    “Ky është defekti më i madh i shfrytëzimit apo menaxhimit të resurseve ujore që i kemi. Ndërsa, sa i përket furnizimit me ujë, mendoj se edhe një pjesë e madhe e rajoneve mund të kyçen në sistemet ekzistuese, kurse mund të gjenden alternativa të furnizimit me ujë të pijshëm nga burimet që posedojnë nëpër rajone që kanë komunat”, thotë ai.

    Skënder Bublaku, i cili njëherësh është profesor në Universitetin e Prishtinës, e vlerëson të dyshimtë cilësinë e ujit të pijshëm në rajonet ku popullata furnizohet nga sistemet vetanake.

    “Ata që përdorin ujin nga kompanitë publike, nuk duhet frikohen sa i përket cilësisë dhe furnizimit. Kurse, rajonet e ndryshme, zonat rurale që kanë sisteme të ujësjellësit, por që nuk menaxhohen, kanë një sistem vetanak të furnizimit, në shumicën e rasteve ka probleme me cilësi.

    Sidomos probleme me cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik, që nuk ka aparatura të vendosura për klorizim dhe dizenifektim. Dhe, në ato raste ku nuk kontrollohen nga Instituti, është problematike të thuhet se kualiteti i ujit është i mirë”, shprehet Bublaku.

    Hidrografia e rrjedhave ujore të Kosovës ndahet në 4 pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës, dhe Lepenci

    Sipas publikimit të ASK-së, furnizimi i ekonomive familjare me ujë të pijshëm ka pësuar ndryshime nga viti në vit. Në vitin 2010 ishte mbi 41 milionë m³, ndërsa në vitin 2014 ka arritur rreth 47, milionë m³.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticlePacolli thotë se s’do lejojë më që të mashtrohet, Qeverisë ia numëron dështimet
    Next Article Kosovës do t’i ofrohet liberalizimi i vizave me kushte
    Dija Online

    Related Posts

    “Palestine Action” përballë ndalimit në Britani: Çfarë ka bërë në të vërtetë kjo organizatë?

    04-07-2025

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    04-07-2025

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    04-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Palestine Action” përballë ndalimit në Britani: Çfarë ka bërë në të vërtetë kjo organizatë?

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    5 Ëmbëlsira të ftohta pa pjekje për ditët e nxehta të verës – Shije freskuese, pa furrë!

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.