Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Çfarë të bëjë me paratë e dhuruara për 8 marsin?
    Qendrime Islame

    Çfarë të bëjë me paratë e dhuruara për 8 marsin?

    Dija OnlineBy Dija Online24-03-201804 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:

    Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue reraketuhu! Aktualisht punoj në një firmë private dhe sot desha të pyes rreth tetë marsit, pasi që me këtë rast, eprorja na dha një shpërblim. Do të doja të dija se çfarë mund të bëj me këto para, duke ditur se nijeti i dhurimit të tyre është i gabuar. Në fillim mendova t’i refuzoja, por mendova se ndoshta do të ofendohej, duke marrë parasysh faktin se nuk mora pjesë as në koktejin e vogël që kishte organizuar brenda kompanisë. Allahu ta shpërbleftë me të mira!

    Përgjigja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Është karakteristikë e kohës bashkëkohore shënimin e shumë festave, kremteve përkujtimeve, datave etj. Kështu që nuk shkon muaji e mos të kemi pasur disa data me të cilat kemi shënuar diçka.

    Prandaj fillimisht duhet të cekim atë se të gjitha këto data nuk simbolizojnë festa, por disa kanë për qëllim përkujtimin e disa shtresave të caktuara të shoqërisë siç është dita e të sëmurëve nga sida, tuberkulozi, pastaj dita e njerëzve me shkop të bardhë, e njerëzve me aftësi të kufizuar, pastaj dita e mësuesit, dita e higjienës, etj. Këto data që kanë për karakteristikë inkurajimin, nxitjen ose edhe solidarizim me këto shtresa të shoqërisë nuk mendojmë se duhet të trajtohen njësoj si ditët të cilat shënohen me kuptim të festimit dhe që simbolizojnë, ndodhi nga besimet pagane ose besimet e feve të tjera joislame, si: Viti i Ri, Krishtlindjet, Shën Gjergji, Shën Valentini etj.

    Por megjithëkëtë dallim, neve me këtë rast vetëm deshëm të bëjmë këtë vërejtje, kurse për të shtjelluar këto dy lloje të datave në formë më të detajuar nevojitet t’u qasemi atyre duke i shikuar të gjitha anët dhe këndvështrimet dhe në fund të japim gjykimin që ka të bëjë me to.

    Pas kësaj hyrje të nevojshme, mbetet të sqarohet dita e tetë marsit, në cilin grup bën pjesë? Ajo se për çfarë tetë marsi shënohet si ditë e gruas ose e nënës, e dimë se ka origjinën nga një ngjarje që ka ndodhur para afërsisht një qind viteve në Amerikë, ku femrat janë ngritur në demonstrata ku kanë kërkuar të drejtat me të cilat ato cenoheshin në atë kohë. Nga ajo ndodhi, tani historike, ku kishte edhe të vdekur është zgjedhur që kjo datë, tetë marsi, të shënohet si datë me të cilën nxitet në respektimin e të drejtave të grave.

    Sido që të jetë, duke mos hyrë në detaje e vërejmë se realiteti i kësaj dite te njerëzit në përgjithësi është që kjo ditë të llogaritet si festë edhe pse e dallojnë atë më shumë formalisht si me dhurimin e luleve, mbajtjen e koncerteve, organizimin e ahengjeve, etj, se sa në nxitjen dhe vetëdijesimin në respektimin e të drejtave të tyre në esencë. Madje ta themi më qartë se shumë nga ata që pretendojnë se e kanë këtë objektiv (pra ruajtjen e të drejtave të grave) më shumë thërrasin në nënvlerësimin e femrës në emër të emancipimit dhe emrave të tjerë. Prandaj themi se kjo ditë për muslimanin nuk duhet të llogaritet si ditë festive, për këtë ju përgëzojmë në mos prezencën tuaj në koktejin e organizuar në kompaninë që punoni me këtë qëllim.

    Kurse sa i përket pranimit të shpërblimit nga eprorja juaj në punë themi se juve u lejohet ta pranoni atë edhe pse ishte me rastin e kësaj dite, pasi që dhuratat në esencë janë të lejuara, pa marrë parasysh nga kush dhurohen. Tregohet se Aishja është pyetur se a lejohet të pranohen dhuratat nga jobesimtarët në raste te festave te tyre dhe ajo ka lejuar nëse nuk janë mishra që janë therur me atë rast. Për këtë juve e keni të lejuar të veproni me ato para çfarë të dëshironi. Allahu e di më së miri.

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleProfesorët më ngacmojnë shumë vetëm pse jam fetar, çfarë të bëjë me ta?
    Next Article A është e lejuar të shkohet në botën e jashtme për arsye të kushteve financiare? 
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.