Çfarë i rrezikon sytë e fëmijëve

0

Lojërat virtuale zënë pjesën më të madhe të argëtimit të fëmijëve, pa llogaritur ndikimin e tyre në shëndetin e të miturve.

Sot shtatë në dhjetë fëmijë shqiptarë kanë probleme me shikimin. Mjekët okulistë kanë verifikuar tek fëmijët e moshës 4 deri 7 vjeç, dëmtim të shikimit dhe devijime të syve ose siç njihet ndryshe “strabizëm”. Për specialistët një nga shkaktarët kryesore të rritjes së problemeve okulistike tek fëmijët është përdorimi i tepruar i telefonave celulare, kompjuterit dhe televizorit prej tyre.

Tashmë çdo fëmijë para hyrjes në klasë të parë duhet të kalojë testin tek mjeku okulist. Ky është viti i dytë që aplikohet një procedure e tillë. Por meqenëse regjistrimet për klasat e para po kryhen ditët e fundit të qershorit edhe në poliklinika kanë nisur vizitat okulistike të fëmijëve. Mjekët shfrytëzojnë rastin dhe u bëjnë apel prindërve se fëmijët nuk duhet t’i lejojnë më shumë se 30 minuta para televizorit, kompjuterit apo pajisjeve të tjera.

Pas marrjes së vërtetimit nga mjeku okulist, kalendarit të kryerjes së vaksinave dhe vërtetimit për kryerjen e kopshtit, fëmijët 6 -7 vjeçare mund të regjistrohen vetëm pranë shkollave ku ata banojnë. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com