Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Certifikohen 136 këshilltarë bujqësor
    Lajme

    Certifikohen 136 këshilltarë bujqësor

    Dija OnlineBy Dija Online15-06-201603 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shërbimi Këshillues në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përbën një prej hallkave kryesore të avancimit të bujqësisë dhe do të jetë prioritet i ministrisë edhe në të ardhmen.

    Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 136 këshilltarë bujqësor të sektorit publik dhe privat, të cilët kanë vijuar trajnimin në kuadër të projektit “Asistencë në forcimin e shërbimeve këshilluese të MBPZHR-së dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e ministrisë”, i financuar nga MBPZHR-ja dhe Bashkimi Evropian.

    Gjatë kësaj ceremonie, ministri tha se ky proces i certifikimit të këtyre këshilltarëve përbën një prej hapave më të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta për konsolidimin e shërbimeve këshilluese bujqësore në Kosovë.

    “Si ministri, ne po përpiqemi që të modernizojmë çdo shërbim ndaj fermerëve. Javën e kaluar shpallëm disa nga rezultatet e vlerësimit preliminarë të PZHR-së dhe njoftimet për herë të parë i dërguam edhe më SMS dhe email drejtpërdrejt tek fermerët. Para ca kohësh hapëm edhe një web faqe të veçantë për këshilla bujqësore dhe lansuam 12 video praktike për çështje të ndryshme, që besoj kanë dëshmuar përkushtimin tonë në këtë drejtim”, tha ministri Krasniqi, duke shtuar se me 136 këshilltarët e certifikuar këshillat bujqësore do të jenë konkrete, profesionale dhe do të ndikojnë në ngritjen e nivelit të edukimit joformal mbi kultivimin e shumë kulturave bujqësore dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera në sektor.

    “Dëshiroj që secilin prej jush të ju ftoj që vërtetë të angazhoheni në avancimin e bujqësisë. Që të jeni në terren në gjithë Kosovën, sepse duke kryer punën tuaj me nder dhe me përkushtim ju do të ndihmoni në tejkalimin e sfidave të përbashkëta që kemi në këtë sektor.

    Ju do të keni mbështetjen time të plotë në çdo hap, gjithmonë duke punuar drejt dhe sipas detyrave që na jep ligji”, tha ai.

    Në anën tjetër, Libor Chlad, zëvendësshef për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Prishtinë, tha se certifikimi i këtyre këshilltarëve publik dhe privat do të jetë një mbështetje e madhe për MBPZHR-në. “Bashkimi Evropian duke parë potencialet që ka Kosova në sektorin e bujqësisë, do të vazhdojë edhe më tej mbështetjen, pasi që ky është një sektor që krijon punësim dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Chlad.

    Bernard del’Homme, zëvendësshef i Projektit të BE-së, tha se projekti për certifikimin e këshilltarëve bujqësor ka zgjatur dy vite dhe gjatë kësaj kohe ai tregoi se trajnimet janë kryer në disa nënsektorë të bujqësisë.

    Ndryshe, përmes trajnimeve në kuadër të projektit “Asistencë në forcimin e shërbimeve këshilluese të MBPZHR-së dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e ministrisë”, i financuar nga MBPZHR-ja dhe BE-ja, janë certifikuar 136 këshilltarë bujqësor, ku prej tyre 39 janë këshilltarë publik dhe 97 privat, në mesin e të cilëve 25 janë femra.

     


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous Article3 milionë euro grante për bizneset nga BE-ja
    Next Article Xhavit Haliti: Demarkacioni nuk kalon, duhet të rishikohet
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Inteligjenca Artificiale po vret uebin. A mundet diçka ta shpëtojë atë?

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.