CEFTA rrëmbeu mbi 7 miliardë euro për një dekadë

0

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka publikuar Hulumtimin studimor “CEFTA 10 vite pas” për shkëmbimet tregtare në periudhën e caktuar për vitin 2005-2015 me vendet e CEFTA-s siç janë Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i zi, Bosnja e Hercegovina, Moldavia dhe Serbia.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se studimi nxjerr një bilanc negativ tregtar për gjithë periudhën e analizuar në dëme të Kosovës. Sipas tij, bizneset dhe prodhuesit e vendit janë ballafaquar gjatë gjithë kohës me një konkurrencë të ashpër ndaj këtyre shteteve dhe në shumicën e rasteve kanë qenë të rrezikuar për mbijetesë për shkak të aplikimit të politikave fiskale jo të krahasueshme me këto shtete.

“Nga ky hulumtim studiues, nxjerr rezultatet që vendi ynë ka qenë importuesi më i madh i produkteve të ndryshme, e të gatshme dhe në shkëmbim të saj ne kemi eksportuar para të gatshme me miliarda euro dhe me këtë kemi varfëruar edhe buxhetin familjar edhe atë shtetëror, sepse disa nga këto produkte të importuara mund të zëvendësojmë me prodhim vendi”, theksoi Shahini.

AKB-ja, vlerëson se Kosova edhe më tutje të vazhdoj rrugën drejtë integrimit të tregjeve të veta në Bashkimin Evropian, mirëpo në anën tjetër duhet me çdo kusht t’i mbrojmë prodhuesit vendor që në Kosovë janë të pakt dhe të cilët mezi po i mbijetojnë konkurrencës.

Gjatë kësaj periudhe prodhimet vendore kanë shënuar një rritje të lehtë, por e pa krahasueshme me import.

Shahini, shtoi se hulumtimi vërteton edhe një herë pohimet e AKB-ës se tregu i Kosovës vazhdon të jetë interesant për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, por edhe të BE-së.

Deficitet tregtare negative Kosova i ka më të lartat në Ballkan dhe në Evropë dhe me asnjë vende nuk ka balancë tregtar pozitiv.

Ai tregoi për shkëmbimet tregtare me vendet e CEFTA nga viti 2005-2015. “Kosova vazhdon të jetë një vend importues me një bilanc të lartë negativ të tregtisë së jashtme apo 6.399 milionë euro”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së, shtoi se gjatë periudhës 2005-2015 Kosova ka importuar mbi 7 miliardë euro (7.259) apo (88.2 për qind) ndërsa eksporti ka arritur në më pak se një miliard euro (860) apo (11.8 për qind). Bilansi tregtar negativ është 6 miliardë e 399 milionë euro.

Gjatë periudhës 2005-2015 në Kosovë importi ka treguar rritje të theksuar, në përjashtim të vitit 2013 kur ka pas rënie, mirëpo përsëri kanë filluar të ngritët deri në 7 miliard euro. Po ashtu edhe gjatë kësaj periudhe eksporti ka treguar rritje deri në disa miliona.

Mirëpo përqindja e mbulimit gjate periudhës 2015 krahasuar me vitin paraprak (2014) ka shënuar rënie, deri sa ishte 17.6 për qind ne 16.1 për qind.

Nëse krahasojmë eksportin prej vitit 2013 ne 2014 kemi rritje për 22 për qind, mirëpo nëse shihet 2015 dhe krahasohet me 2014 kemi rënie për -3 për qind. Ndërsa importi krahasuar me këto vite kemi shifra konstante te rritjes prej 7 për qind.

Ai tregoi edhe për shkëmbimet tregtare me Shqipëri-Maqedoni-Serbi, ku bilanci tregtar me tri shtetet fqinje tregon një pasqyrim real ku Kosova rrit eksportin vetëm me Shqipërinë nga viti në vit në anën tjetër rrit edhe importin me miliona euro nga Serbia ndërsa Maqedonia në vazhdimësi në këto vite e humb tregun në Kosovë si pasojë e rritjes së pranisë së prodhimeve të Serbisë dhe përfaqësuesve të saj në Kosovë.

Bilanci tregtar me këto shtete nga vitit 2005- 2015 -Importi me Shqipëri 867 milionë euro, me Maqedoni 2. 796 milionë dhe me Serbi 2.815. Eksporti me Shqipëri ishte 320 milionë euro, me Maqedoni 254 milionë dhe me Serbi 162 milionë.

Nga kjo shihet se bilancet tregtare më pozitive i kemi me Shqipërinë rreth 37 për qind
eksport,kurs importi 63 për qind, kurse më negativ i kemi me Serbinë ku importi është 94.2 për qind në favor të Serbisë dhe vetëm 5.8 për qind në favor të Kosovës.

Importi me vendet e CEFTA-s duke krahasuar vitin 2005 me vitin 2015 sipas strukturës së përqindjes shihet se në vitin 2005 nga Republika e Maqedonisë është importuar më së shumti mbi 53 për qind dhe krahasuar me vitin 2015 kemi 18.7 për qind. Mandej importi me Republikën e Serbisë shikuar në vitin 2005 ka qenë 36.7 për qind ndërsa gjatë vitit 2015 importi ka arritur ne 49.7 për qind.

Ndërsa importet me Republikën e Shqipërisë gjatë vitit 2005 ka qenë 4.4 për qind dhe në vitin 2015 ka arritur në 19.7 për qind, e kështu me radhë.

Eksporti 2005-2015- Një pasqyrë më reale e eksportit për vitin 2005 krahasuar me vitin 2015 e shteteve anëtare të CEFTA-s është mjaft disproporcionale. Eksporti me Republikën e Maqedonisë në vitin 2005 ka qenë 37.4 për qind ndërsa në vitin 2015 merr pjese me 27 për qind.

Republika e Serbisë në vitin 2005 ka qenë 28.2 për qind ndërsa në vitin 2015 merr pjesë me 26.1 për qind. kurse eksporti me Republikën e Shqipërisë në vitin 2005 ka qenë 20 për qind ndërsa në vitin 2015 merr pjesë me 32.5 për qind, e kështu me radhë.

Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së, tha se ekonomia kosovare nuk ka realizuar trend të rritjes së shkëmbimeve tregtare me vendet e CEFTA-s. Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të bëjë presion ndaj Serbisë për të lehtësuar qarkullimin e lirë të mallrave me qëllim të përmirësimit të bilancit tregtar.

Muharrem Osmani, anëtar i bordit i AKB-së, tha se marrëveshja e CEFTA-s ishte e dëmshme për Kosovën, ku pos Serbisë, problem prodhuesit e Kosovës kishin edhe me Bosnje Hercegovinën.

Prof. dr. Ali Bajgora, anëtarë i AKB-së, tha se bilanci negativ tregtar tregon më së miri se prodhuesit vendës, duhet të kenë mbështetje më të madhe me qëllim që të rritet prodhimtaria dhe të ulet importi. Ai kërkoi ndërmarrjen e masave institucionale me qëllim të përmirësimit të bilancit tregtar.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com