BE nis një sistem të ri informativ të vizave në Kosovë

0

Sistemi Informativ i Vizave (VIS) do të nisë të funksionojë në të gjitha konsullatat e Shteteve anëtare të Shengenit të pranishme në Ballkanin Perëndimor duke e përfshirë edhe Kosovën që nga dita e enjte ka njoftuar zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas një njoftimi për medie, Sistemi Informativ i Vizave (VIS) është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër ndërmjet këtyre shteteve që janë anëtare të plota të Shengenit acquis.

Shpërndarja graduale e VIS në mbarë botën tashmë ka nisur që nga tetori i vitit 2011 dhe pritet të përfundoj deri në 2015.

Me futjen e tij në përdorim në shtator 2014, duke e përfshirë edhe Kosovën, do të mbulohet rajoni i gjashtëmbëdhjetë në botë.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar, ka thënë se ky sistem nuk po bëhet vetëm për Kosovën por ka shtuar se vendi ynë është në rrugë të mirë për zbatimin e kushteve të vëna nga udhërrëfyesi për viza.

“Sistemi Informativ i Vizave është një element kyç i politikës së përbashkët të BE-së për viza, që bashkë me politikat e tjera i mundëson BE-së krijimin e një zone të përbashkët të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Kjo përbën lëvizjen e lirë të personave brenda zonës Shengen. Implementimi i VIS nuk është specifik për Kosovën, e cila duhet të plotësoj një sërë kërkesa të caktuara para se Komisioni të mund të përfundoj dialogun për liberalizimin e vizave me qeverinë e Kosovës. Raporti i fundit i Komisionit Evropian në korrik 2014 ka vlerësuar progresin që Kosova ka bërë në implementimin e kushteve të vëna nga udhërrëfyesi për viza”, ka thënë Zhbogar.

Në këtë sistem, përveç Kosovës, do të futet edhe Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia ndërsa Turqia do që lëshoj inter alia, viza afatshkurtra për qytetarët. /KP/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com