Shiu që po bie pa ndërprerë tani e dy ditë ka filluar që të ketë ndikim në liqenin e Badovcit.
Përroskat që po rrjedhin nga të gjitha anët të gjitha po derdhen në liqenin e Badovcit i cili furnizon një pjesë të mirë të Prishtinës me ujë.
Nëse ky ritëm i shiut vazhdon edhe më tej në këtë mënyrë mbase edhe gjendja me ujë në rajonin e Prishtinës do të përmisohet./Zeri/